Kaos në një furrë buke në Pejë, klientët përplasen me Policinë – këta janë dy të arrestuarit, një polic përfundon në Emergjencë
Autori: Gazeta inFokus
19:24 | 08 November 2026
Një incident në orët e hershme të mëngjesit në një furrë buke në Pejë ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë, arrestimin e dy personave dhe lëndimin e një zyrtari policor. Gjithçka nisi pas një mosmarrëveshjeje për shërbimin, ndërsa situata u përshkallëzua me fyerje, rezistencë gjatë arrestimit dhe kërcënime ndaj policëve, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personat e arrestuar janë Veton Kurmehaj rreth 41 vjeçar dhe Shpat Mahmuti rreth 36 vjeçar, të cilët janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 06:50, në furrën “Aroma”, në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në lokal kishin hyrë gjashtë persona, ndërsa Kurmehaj kishte nisur të bërtiste dhe të fyente punonjëset lidhur me shërbimin.
Njëra prej punonjëseve u kishte thënë se porosia do të përgatitej brenda 15 minutash, por situata nuk ishte qetësuar.
Kur në vendin e ngjarjes mbërriti patrulla policore, 41-vjeçari dyshohet se vazhdoi me fyerje dhe shprehje banale, këtë herë ndaj tre zyrtarëve policorë.
Policët tentuan ta arrestonin, por ai bëri rezistencë pasive, ndërsa në ndërhyrje u përfshinë edhe persona të tjerë që ndodheshin në tavolinë me të.
Sipas të dhënave policore, Mahmuti ishte personi që pengoi më së shumti zyrtarët gjatë kryerjes së detyrës, për çka edhe ai u arrestua.
Gjatë arrestimit të Kurmehajt, një zyrtar policor pësoi lëndim në gishtin e dorës së majtë dhe kërkoi trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Incidenti vazhdoi edhe gjatë transportimit të të arrestuarve në stacion policor, ku Kurmehaj dyshohet se kërcënoi zyrtarët policorë.
Testi i alkoolit zbulon se të dy ishin nën ndikim
Pas shoqërimit në stacion, të dy të dyshuarve u është bërë alkotesti.
Kurmehaj ka rezultuar me 0.97 promil alkool, ndërsa Mahmuti me 0.60 promil.
Për rastin është njoftuar Prokuroria, ndërsa hetimet janë marrë përsipër nga njësia rajonale e hetimeve në Pejë.
Me vendim të Prokurorisë, ndaj Veton Kurmehajt është iniciuar procedura penale për veprën “Kanosja ndaj personit zyrtar”, ndërsa ndaj Shpat Mahmutit për veprën “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.
Të dy janë ndaluar për 48 orë.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

T� tjera
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...
-
Gara e AI-së për energji: Anthropic siguron marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh, sipas FT
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka lidhur një marrëveshje prej...
-
Bisedime për Ukrainën në Abu Dhabi: Edhe Evropa në tryezë
Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën që prite...
-
Hormuzi nën tension: Raportohen goditje ndaj anijeve, negociatat SHBA–Iran vazhdojnë
SHBA-ja dhe Irani kanë raportuar incidente të reja me anije në Hormuz dhe Gji...
-
Lidhje intime dhe dyshime për spiunazh: Zbulimet për kreun e Nvidia-s trazojnë Amerikën
Një marrëdhënie e dyshuar mes drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një b...
-
Rinesancës i jepet lamtumira e fundit të martën në Prishtinë
Të martën e 10 nëntorit do t’i jepet lamtumira e fundit artistes shqiptare, R...
-
Vdes ish-futbollisti Xhevat Prekazi
Ish-futbollisti i njohur Xhevat Prekazi ka vdekur të dielën, më 8 nëntor 2026...
































