Lajme

Greva e punëtorëve të Infrakos, nesër ndërpritet qarkullimi i trenave

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 08 November 2026

Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të pësojë ndërprerje të hënën, më 9 nëntor, si pasojë e grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos.

Ndërmarrja Publike Trainkos ka njoftuar se treni me numër 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do ta ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë.

Kjo pasi Infrakos, menaxheri i infrastrukturës hekurudhore, pritet të ndalojë ofrimin e shërbimeve në orën 08:00.

-Advertisement-

Sipas njoftimit të Trainkos-it, pas këtij treni, të gjithë trenat e tjerë do të ndalojnë qarkullimin deri në normalizimin e situatës dhe rikthimin e shërbimeve infrastrukturore.

Trainkos ka kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve, duke theksuar se situata është jashtë mundësive të saj operative, ndërsa ka bërë të ditur se për çdo ndryshim të ri do të njoftojë me kohë./IndeksOnline/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy