224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Autori: Gazeta inFokus
22:52 | 08 November 2026
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Ministrinë e Mbrojtjes në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, mbi 122 milionë euro mbeten të destinuara për investime kapitale. Në fokus edhe më tej mbeten modernizimi, pajisjet dhe avancimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë. Rritja e buxhetit për mbrojtje shihet si domosdoshmëri për të përmbyllur transformimin e FSK-së në një forcë moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me standardet e NATO-s.
Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën projektbuxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh.
Buxheti parasheh mbi 1.4 miliard euro për subvencione dhe transfere, më shumë se një miliard euro për paga dhe shtesa, si dhe mbi një miliard euro për investime kapitale.
Një nga ndarjet e rëndësishme është edhe ajo për Ministrinë e Mbrojtjes, në kuadër të së cilës përfshihet edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
Për këtë ministri, për vitin që po hyjmë janë paraparë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro, me synim mbështetjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe zhvillimin e mëtejmë të FSK-së. Prej tyre, 122.4 milionë euro janë paraparë për investime kapitale dhe 58.7 milionë për paga dhe shtesa.
Kjo ndarje buxhetore synon të mbështesë modernizimin, pajisjen dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së, duke i dhënë shtysë procesit të transformimit të saj në një forcë të aftë për përmbushjen e mandatit të plotë kushtetues dhe ligjor.
Për njohësit e çështjeve të sigurisë, buxheti për ushtrinë nuk është asnjëherë i mjaftueshëm, duke pasur parasysh nevojat e vazhdueshme për pajisje dhe armatim modern. Megjithatë, sipas tyre, investimet e deritanishme po e orientojnë FSK-në drejt modernizimit dhe fuqizimit të kapaciteteve ushtarake.
“Çështjet e pajisjeve me armatim të ri çdo here shkon në vlerësim të nevojave çfarë kërkohen standarde apo luftimet çfarë sjellin ndryshimet edhe koncepteve luftarake, sidomos ka të bëjë me sistemin raketrore dron mbrojtja kundërajrore sistemi i luftës antiblind e deri tek mbrojtja nga lufta kibernetike, mendoj që FSK po i mbushë kapacitete e pritura…”, thotë Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.
Profesorë të gjeopolitikës dhe të sigurisë thonë se tashmë Kosova po dëshmon përkushtimin për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse, duke përmbushur zotimet e përcaktuara nga NATO për ndarjen e buxhetit në mbrojtje.
“Janë mbi 2 për qind të BPV po natyrisht që Kosova ka një situatë më komplekse sepse Kosova është duke i ngritur kapacitetet e saja prej fillimit dhe unë konsiderojë edhe më tej jo për të ndërtuar një barrë të re për buxhetin e Kosovës por për të përmbyllur transformimin rrënjësor të Forcës së saj të sigurisë sepse po bëjmë ushtri nga fillimi dhe po bëhet ushtria komfor standardeve të NATO-s…”, thotë Dorajet Imeri, profesor i gjeopolitikës dhe çështjeve të sigurisë.
Ekspertët vlerësojnë se rritja e buxhetit për mbrojtje shihet si domosdoshmëri për të përmbyllur transformimin e FSK-së në një forcë moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me standardet e NATO-s./RTK/

T� tjera
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
Gara e AI-së për energji: Anthropic siguron marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh, sipas FT
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka lidhur një marrëveshje prej...
-
Bisedime për Ukrainën në Abu Dhabi: Edhe Evropa në tryezë
Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën që prite...
-
Hormuzi nën tension: Raportohen goditje ndaj anijeve, negociatat SHBA–Iran vazhdojnë
SHBA-ja dhe Irani kanë raportuar incidente të reja me anije në Hormuz dhe Gji...
-
Lidhje intime dhe dyshime për spiunazh: Zbulimet për kreun e Nvidia-s trazojnë Amerikën
Një marrëdhënie e dyshuar mes drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një b...
-
Rinesancës i jepet lamtumira e fundit të martën në Prishtinë
Të martën e 10 nëntorit do t’i jepet lamtumira e fundit artistes shqiptare, R...
-
Vdes ish-futbollisti Xhevat Prekazi
Ish-futbollisti i njohur Xhevat Prekazi ka vdekur të dielën, më 8 nëntor 2026...
-
Publikohen rezultatet, këta janë prokurorët e rinj që kaluan testin kualifikues
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e Testit Kualifikues p...



































