Lajme

Makinat elektrike – forcë me rëndësi në eksport

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 13 June 2024

Në pesë muajt e parë të vitit, BYD eksportoi 176 mijë makina me energji të re. Ky rezultat është falë strategjisë sonë të globalizimit”, deklaroi të mërkurën gjiganti kinez i prodhimit të automjeteve elektrike
Të dhënat statistikore të publikuara të martën nga Shoqata e Makinave të Pasagjerëve të Kinës (CPCA) treguan se nga janari deri në maj të këtij viti, Kina eksportoi 2.45 milionë makina në tregjet e jashtme, shifër kjo 27% më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Makinat elektrike po bëhen një forcë gjithnjë më e rëndësishme në tregtinë e jashtme të vendit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në pesë muajt e parë, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të mallrave i Kinës arriti në 17.5 trilionë juanë(mbi 2.41 trilionë dollarë amerikanë), 6.3% më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vihet re se shpejtësia e rritjes së kësaj shifre në muajin e majit ishte 8.6%, 0.6 pikë përqindje më e lartë në krahasim me nivelin e prillit.

Përveç ruajtjes së përmasave së përgjithshme, produktet e eksportit kinez tregojnë gjithashtu prirjen e rritjes së nivelit, transformimit inteligjent dhe të gjelbër. Në pesë muajt e parë të vitit, eksportet e mallrave të Kinës u rritën me 6.1%. Ndër to, produktet elektrike zunë gati 60%. Eksportet e anijeve, makinave elektrike, pajisjeve elektroshtëpiake dhe qarqeve të integruara elektronike u rritën përkatësisht me 100.1%, 26.3%, 17.8% dhe 25.5%.

-Advertisement-

Tregtia e jashtme është një dritare e rëndësishme për të vëzhguar ekonominë e një vendi. Teksa momenti pozitiv i tregtisë së jashtme të Kinës vazhdon të konsolidohet, kohët e fundit, shumë institucione financiare ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, BNP Paribas dhe Banka e Amerikës kanë rritur në 5.0% parashikimet e rritjes ekonomike të Kinës për vitin 2024.

Disa analistë theksuan
se rigjallërimi i vazhdueshëm i ekonomisë kineze do të nxisë në vazhdimësi kërkesat e importit dhe eksportit. Siç tha Frederic Neumann, kryeekonomisti për studimet aziatike të Bankës HSBC, duke marrë parasysh aftësinë e fuqishme konkurruese të ekonomisë kineze, pavarësisht ndërhyrjeve të jashtme,“nuk do të ngadalësohet tendenca e rritjes së eksportit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera