Lajme

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 13 June 2024

Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro.

Sipas njoftimit, ndalimi ka ndodhur dje në rrugën “Stanqiq” të Gjilanit, ku një automjet transportues me targa vendore me drejtues B.F., viti i lindjes 1976, kishte të ngarkuara disa paketa me mallra të ndryshme si: dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të tjera.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera