Rozë

Blerim Destani vë në siklet Noizy-n para të gjithëve sepse kështu janë shokët e ngushtë…

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 14 July 2017

Aktori Blerim Destani dhe reperi që të gjithë e njohim, Noizy ndajnë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri tjetrin, jo më kot Blerimi ishte dhe një nga protagonistët e klipit të ri ‘100 Kile’ të këngëtarit.

Por siç e do zakoni, miqtë e ngushtë përveçse janë personat që të gjenden afër në momentet më të vëshitra janë edhe të parët që të ‘zbulojnë’ në publik në rastet më delikate.

Noizy ka postuar një foto dhe siç duket ai këtë e ka shprepur kohë më parë por thjesht ka vendosur ta publikojë sot. Blerimi, si i brendshëm që është, e di mirë këtë ndaj dhe s’ka ngurruar një çast për ta zbuluar për të gjithë.

-Advertisement-

Në komente ai ka shkruar: “A s’ke foto aktuale?” dhe sigurisht Noizy i vënë disi në vështirësi i ka shkruar: “S’do rrish rehat…” dhe nuk ka faj sepse edhe ne i ‘urrejmë’ miqtë e ngushtë kur na nxjerrin të ‘pa larat’ në syrin e të gjithëve! /Blitz.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera