Lajme

Paralajmërohet kujdes, pas temperaturave jashtëzakonisht të larta, stuhitë e forta pritet të pushtojnë vendin

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 22 June 2024

Një ditë jashtëzakonisht e nxehtë ka mbretëruar edhe gjatë ditës së sotme. Qyteti i Gjilanit ishte vendi më i nxehtë sot në Kosovë dhe njëkohësisht dita më e nxehtë më tani për këtë vit, ku temperaturat arritën deri në 37°C. E ndjeshmëria në kombinim me temperaturën dhe lagështënë, arriti deri në 39°C.

Po ashtu, në orët vijuese të pasdites ka filluar të ketë edhe rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh në zonën perëndimore, të cilat pa dyshim po sjellin lehtësim nga vapa ekstreme. Reshje mund të ketë edhe në ndonjë zonë tjetër, përfshirë edhe orët e mbrëmjes.

Në ndërkohë, sistemet e fuqishme të stuhive që kanë përfshirë Evropën Perëndimore, ato gradualisht kanë filluar të marrin shtrirje në pjesë të Ballkanit, sidomos në veri.

-Advertisement-

Pra, edhe të dielën parashihen vlera të larta të temperaturave, me një ulje të lehtë, ndërsa orëve të pasdites priten rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, ku nuk përjashtohet mundësia për breshër. Në zonat me të reshura do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave, raporton Meteo Kosova.

Gjatë javës së ardhshme priten të depërtojnë masa pak më të freskëta dhe të lagështa, të cilat në kombinim me ajrin e nxehtë, do të sjellin kohë pas kohe stuhi të forta lokale, e njëkohësisht edhe temperaturat do të pësojnë ulje, fillimisht rreth 30°C vlerat maksimale, ndërsa gjatë javës mund të ulen edhe rreth 25°C.

Megjithatë, përkundër vlerave maksimale të larta, gjatë kohës me stuhi apo të reshura ato pritet të ulen me të pakten 10°C, varësisht nga zhvillimet e stuhive.

Pra, ditët kryesisht do të nisin me diell e vranësira të pakta, ndërsa orëve të pasditës dhe mbrëmjes priten kohë pas kohe rrebeshe lokale shiu e breshër, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, e në momente të caktuara edhe erëra mjaft të fuqishme, me shpejtësi deri në 70 km/h.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera