Rozë

Erolld Belegu tregon prapaskenat e festës surprizë për Diolën Dostin

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 21 June 2024

Disa ditë më parë, Diola Dosti mori titullin “Doktor”. Lajmi i bukur u nda nga partneri i saj, Erolld Belegu në një postim me shumë nota krenarie në rrjetet sociale. Por festa e vërtetë e priste nutricionisten më vonë.

Nga postimet në rrjetet sociale, u kuptua se Erolldi kishte organizuar një festë surprizë për të gëzuar të gjithë së bashku në këtë ditë të veçantë. I ftuar në “Moment” në RTV Dukagjini, Erolldi tregon prapaskenat për të organizuar festën surprizë.

Erolld Belegu: Ia bëra kështu si surprizë, më së pari në shtëpi na prisnin vajzat që s’e dinte fare që do të vinin. Pastaj i mblodhëm aty disa miq shpejt, sa kemi mundur të mbledhim, ka qenë një festë surprizë.

-Advertisement-

Diola është ndërruar tri herë atë natë se s’dinte ç’të vishte, zbriste, shihte dikë që vinte, vishte diçka tjetër, shkonte e ndërrohej, s’dinte as vetë çka po ndodh. Ajo kur ka këto ngjarjet e mëdha profesionale është pak më e tërhequr, nuk ka qejf t’i festojë e t’i bëjë të mëdha e unë prandaj bëra të kundërtën.

-E kemi parë që ke një raport shumë të mirë me vajzat e Diolës. Besoj edhe Diola me fëmijët e tu?

Erolld Belegu: Po, po ishin aty, shihet edhe djali në atë video. Ata kanë raporte, të dyja familjet e kanë pranuar këtë raport, por që mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera