Lajme

Rukiqi (LDK): Një javë plot propagandë e dyshes Bislimi-Murati

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 22 June 2024

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se dy anëtarët e kabinetit qeverisës gjatë kësaj jave kanë “bërë propagandë”. Rukiqi në Facebook ka shkruar se realiteti është krejtësisht ndryshe nga ajo që pretendojnë zyrtarët qeveritarë.

Rukiqi ka shkruar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pretendon se në Evropë po shkojnë vetëm gjyshet, derisa sipas tij 170 persona në ditë largohen nga Kosova.

Ai  ka përgënjeshtruar edhe ministrin Hekuran Murati pasi që sipas tij faturat e energjisë i ka subvencionuar Bashkimi Evropian e jo Qeveria e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera