Rozë

Çfarë ndodhi midis Ya Nina dhe Dafina Zeqirit? Artistet hedhin‘thumba’ndaj njëra-tjetrës

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 20 June 2024

Ya Nina është një nga reperet relativisht të reja në industrinë e muzikës, ndonëse ajo po gjithnjë e më shumë po merr vëmendje.

Së fundmi ajo ka publikuar një bashkëpunim me reperin Ledri Vula dhe Dj.Geek, i cili u komentua mjaft në rrjet dhe shumë e morën si një ‘kunjë’ kundrejt Dafina Zeqirit, kjo për faktin që menjëherë pas publikimit të këtij bashkëpunimi, Dafina ka hequr emrin e reperes nga bashkëpunimi me të. (Nasty x See me)

Nga ana tjetër, në bashkëpunimin e fundit muzikor të Dafinës me Mozzik, reperja shprehet me fjalët “Miss Zeqiri rap-in e killiti”.

-Advertisement-

Menjëherë pas këtij publikimi, Ya Nina ka postuar një shkrim në ‘Threads’, ku shkruan: “E ki dh* ti” dhe menjëherë u komentua si një tjetër kunjë ndaj Dafinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Të tjera