Kastrati e quan ‘mjeran’ Surroin: Gjithmonë ka qenë i shkëputur nga identiteti ynë
Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 22 June 2024
Deputeti I PDK’së, Ardian Kastrati ka reaguar pas një deklarate të publicistit Veton Surroi I cili tha se : ‘Është në interes të Kosovës të ketë të integruar identitetin kombëtar serb…sepse kjo është pjesë e identitetit të vërtetë të Kosovës’.
Kastrati nëpërmjet një shkrimi në Facebook e ka quajtur Surroin ‘mjeran që gjithmonë ka qenë i shkëputur nga identiteti ynë’.
“Po jetojmë në kohë të vështira, jo për shkak të luftës në Gaza e në Ukrainë, jo për shkak të situatës në Veri apo për shkak të situatës së rẽnduar ekonomike, por për shkak se, siç thoshte Umberto Eko: ‘Rrjetet sociale i kanë krijuar një foltore të madhe të gjithë idiotëve të botës ta shpalosin tërë idiotësinë e tyre.”, shkroi Kastrati.
Tutje ai iu drejtua edhe me një pyetje deputetëve të VV’së.
“Kam një pyetje për deputetët e VV-se që kanë qenë në UÇK dhe në Levizje, si ndihen ata për bashkëluftëtarët e tyre të vrarë dhe motrat shqiptare të dhunuara në emër të këtij identiteti kombëtar serb për të cilin flet Surroi?!
A guxoni me fol? Apo nuk ju fusin në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme dhe mbeteni pa rroga.
Aman mos kërkoni vota në emër të patriotizmit, punoni diçka tjeter, për shembull për çështje të ambientit, se na myti bërllogu, që bile për dicka me ja u pa hajrin Kosova.
Veshët n’lesh me axhin, a!”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pesë ditët e ardhshme do të...
-
18 mijë euro shpenzime mjekësore të padeklaruara- Dosja e SPAK’ut për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) listohen trajtimet m...
-
Bedri Hamza nga Istogu: Dukagjini do ta ketë mbështetjen e duhur për investimet e munguara publike
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar qindra qytetarë t...
-
Gashi i LDK-së i kërkon dorëheqje Kurtit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, po i kërkon dorëheqje kryem...
-
Zbret për toke çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare, në Kosovë u shtrenjtua për 130%
Veç për 49 euro tregtohej një megavat energji elektrike më 20 tetor 2024 në t...
-
Kurti: Prizrenin po e bëjmë gati për UNESCO
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,...
-
Mbi 1 mijë tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 1 aksident me vdekje, 22 me të lënduar ...
-
Itali: 78-vjeçari e vrẹt shqiptarin pasi zbulon se kishe një lidhje me gruan e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali. Një 45-vjeçar shq...
-
Një aksident me fatalitet, e 22 me të lënduar brenda 24-orëve
Një aksident trafiku me fatalitet, e 22 me të lënduar, janë regjistruar brend...
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Leposaviq
Një burrë është gjetur pa shenja jete në Leposaviq. Policia njofton se tru...
-
Malishevë: Vetura godet për vdekje një person që ishte në karrocë
Një veturë e ka goditur për vdekje një person që ishte në karrocë. Shofer...
-
Këto janë vendet ku do të ketë reduktime të energjisë elektrike
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit LP 10kV J04 Obiliqi-(Qyteti )...