Rozë

Jo veç nga YouTube, Taynës i fshihet kënga nga të gjitha platformat – ky është reagimi i saj

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 20 June 2024

Reperja Tayna duket se nuk do ta ketë të lehtë shkëputjen nga menaxhmenti i saj i vjetër.

Kjo u dëshmua që në rikthimin e saj, kur pa i mbushur 24 orë kënga me video klip u fshi nga YouTube, dhe jo vetëm.

Për të mos mjaftuar me YouTube, Taynës tanimë këngë “Si ai” i është fshirë nga të gjitha platformat e transmetimit.

-Advertisement-

Lajmin e ka njoftuar vetë reperja përmes një reagimi në Instagram, derisa ka thënë se “kënga u fshi nga të gjitha platformat nga dikush që pretendonte se është burrë”.

Ajo ka shtuar se babai i saj nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, si dhe ka nënvizuar faktin se sa e vështirë është t’ia dalësh “nëse je grua”.

Ndiqeni më poshtë reagimin e plotë nga Tayna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera