Lajme

Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për fajde që u arrestuan në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 22 June 2024

Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar masën e paraburgimit katër të arrestuarve, Valbona Pakashtica, Anes Pakashtica, Irfan Pakashtica dhe Idriz Hajrizi që dyshohen për fajde, detyrim dhe rrëmbim.

Mbrojtësi i Hajrizit, avokati Migjen Mekaj ka konfirmuar se gjykata ka vendosur t’i lë në paraburgim katër të dyshuarit.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar sot gjatë ditës për kërkesën e Prokurorisë Themelore në Peje, e cila kërkoi paraburgim për të dyshuarit.

-Advertisement-

Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim ndaj katër të dyshuarve për fajde, detyrim dhe rrëmbim

mënyra e arratisjes së tyre dhe pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, e si dhe ndikimin në dëshmitarë dhe asgjësimin e provave.

Sipas kërkesës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Prokuroria ka kërkuar të caktohet paraburgimit për shkak se janë plotësuar kushtet e parapara sipas dispozitave ligjore që të pandehurit Valbona, Anes dhe Irfan Pakashtica që dyshohen për “fajde”, “detyrimi”, dhe “rrëmbimi”, ndërsa i pandehuri Idriz Hajrizi dyshohet për ‘detyrim.

Nga kërkesa thuhet se ishin plotësuar kushtet themelore për ekzistimin e bazuar se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale të cekura sipas vendimit për fillimin e hetimeve dhe zgjerimin e hetimeve./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera