Rozë

As Tyga nuk i reziston bukurisë së Rina Balajt, i shkruan mesazh privat

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 09 October 2020

Reperi Tyga duket se është mahnitur nga bukuria e reperes kosovare, Rina Balaj.

Reperi i famshëm amerikan nuk e ka rezistuar dot fotografinë e fundit ku artistja kosovare erdhi mjaft tërheqëse.

Tyga i ka shkruar Rinës mesazh privat, duke i replikuar me disa emojin zjarri, për të treguar se po i pëlqen dukja e saj.

-Advertisement-

Por, Rina nuk ka dëshiruar të mbaj të fshehtë një mesazh të tillë duke e bërë publikun në Instastory.

“Kështu, Tyga më shkroi mua dhe u detyrova ta bëja këtë”, ka shkruar Rina fillimisht, për të treguar më vonë se ajo i ka replikuar atij me një video të të dashurit të saj, Sin Boy, i cili shfaqet me lopatë në dorë duke share.

“I dashuri im është shqiptar…”, ishte mesazhi që Rina i dërgoi reperit amerikan.

Kjo nuk është hera e parë që yjet me famë botërore mahniten nga bukuria e femrave shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera