Fokus

Artina rrëfen se ish bashkëshorti nuk e lejon të jetojë me djalin e saj “Ka mbetë fëmija pa shkollë e as nanen e vet nuk e takon”

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 06 April 2024

Artina Elshani akuzoi ish bashkëshortin e saj, i cili pa marrë parasysh vendimeve të Gjykatës, nuk ka lejuar që djali 9 vjeçar të jetojë me nënën.

“Avokati im ka qenë në rrjedha me këtë situatë me prokurorinë, me dhjetëra parashtresa, kërkesa, asnjëherë asnjë përgjigjje dhe asnjë vendim. Pra për këta nuk është e rëndësishme kjo pse një fëmijë po mbet pa shkollë, pse një fëmijë nuk e takon nanën e vet që sa, gjitha këto veprime jo-ligjore nga babai i tij asnjë nuk është dënuar”, ka bërë të ditur Artina.

Ajo në një intervistë për gazetaren Hateme Smajli në një hulumtim të Infokusit, deklaroi se ish bashkëshorti i saj, po ushtron ndikim në sisemin e drejtësisë .

-Advertisement-

“Ish bashkëshorti im punon me një instuticion të lartë shtetëror dhe të gjitha këto i ka përdorur për më m’bo dom mu, e më së shumti djalit”, potencoi Elshani./Gazeta Infokus/

LEXO EDHE: HULUMTIM| Padrejtësia e shtetit përballë një nëne deri në gjunjëzimin e saj publik

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera