Lajme

Biznesmeni i arratisur, Knezheviq, ekstradohet në Mal të Zi nga Britania

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 30 April 2024

Biznesemeni Dushko Knezheviq ka arritur në Mal të Zi dhe po shoqërohet në Gjykatën e Lartë. Ai u ekstradua në Mal të Zi nga Britania e Madhe, njoftoi Policia e Malit të Zi.

Oficerët e Sektorit për luftën kundër krimit, me ndihmën e efektivëve të Sektorit të Policisë për Qëllime të Posaçme, kanë ekstraduar me sukses D.K. (65), shtetas i Malit të Zi, nga Britania e Madhe në Mal të Zi, raporton RTCG.

Ai është në kërkim për kryerjen e disa procedimeve penale në vendin tonë, për shkak të dyshimit se ka kryer vepra penale shpërdorim i pozitës në biznes me anë të nxitjes, shpërdorim detyre në ekonomi me nxitje, krijimi i organizatës kriminale dhe Pastrim parash.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera