Lajme

Arrestohen dy persona për shpërthimin e para një muaji në “Lagjen e profesorëve”

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 20 May 2024

Një muaj më parë, në lagjen e njohur si “Lagjja e profesorëve”, ku kishte shpërthyer një granatë dore në ora 07:00 e mëngjesit, policia tani ka arrestuar dy persona, një 25 vjeçar dhe një 19-vjeçar, shtetas të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se pas një pune intenzive hetimore zyrtarët e Njësitiit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë identifikuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Dërgohen në mbajtje dy persona për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Pas një pune intenzive hetimore zyrtarët e Njësitiit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë identifikuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti (shpërthimi i një granate) ka ndodhë me datën 12.04.2024, në rrugën “Zekrija Cana”, në Prishtinë. Prezenca e personave të dyshuar: – F.F, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
-E.M, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është siguruar sot nga ana e hetuesve. Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e ndalimit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Nga shpërthimi i asaj dite, 12 marsit, ishin dëmtuar disa vetura, derisa ishte raportuar se cak i sulmit kishte qenë reperi Agon Abdullahu, i njohur si Noga.

“Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz. Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.
Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera