Lajme

Krasniqi me Gërvallen marrin pjesë në një panair të organizuar nga diaspora në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 20 May 2024

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në ShBA.

Bashkërisht ata kanë marrë pjesë në panairin e tretë vjetor në rrugën ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, të organizuar nga këshilli koordinues i diasporës.

“Dashuria për atdhe, ka bërë që pavarësisht largësisë me kilometra, tradita, kultura dhe gjuha të ruhet dhe trashëgohet ndër breza”, ka shkruar ndër të tjera ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera