Fokus

A po e rrezikon politika e Kosovës sigurinë kombëtare?

Autori: Halil Berisha 16:42 | 21 November 2019

Institucioni kryesor i sigurisë në Kosovë ka mbetur pa zot shpije.

Tash e gati një muaj kreu i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë dha dorëheqje pa sqaruar arsyet.

Ndërsa zgjedhja e pasuesit të tij ka mbetur në dorë të dy rivalëve më të mëdhenj politik në Kosovë.

-Advertisement-

Ky cilësohet si institucion i pavarur, megjithatë, drejtuesit e saj, në bazë të ligjit zgjedhën nga dy krerët e shtetit, Kryeministri dhe Presidenti, shkruan gazeta inFokus.

Aktualisht President i Kosovës është Hashim Thaçi, ndërsa pritet të vije shef i Qeverisë Albin Kurti, i cili Thaçin e bën përgjegjës për shumë të këqija që i kanë ndodhur Kosovës paslufte.

Të dy këta duhet të jenë të një goje për dy nga postet kryesore në AKI, të cilat tani janë të lira.

Ajo e Drejtorit dhe pozita e Inspektorit të Përgjithshëm.

Kjo gjendje është pikërisht në kohën kur ashtu sikur prej pavarësisë së Kosovës, asnjë qeveri nuk e qoi mandatin deri në fund.

E tani kur Institucioni kryesor i sigurisë në vend, nuk ka dy njerëzit më të rëndësishëm, vendi është në tentim të krijimit të qeverisë së re, shkruan gazeta inFokus.

Por, nëse posti i shefit të qeverisë, merret nga ai që po e synon këtë gjë, dhe që është me i votuari i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti i Vetëvendosjes, pa dyshim që politika kosovare, do të jetë më e përçara në historinë e vendit.

Përveç AKI-së, janë edhe dy institucione shumë të rëndësishme për vendin, që kanë rol jetik në sigurinë e shtetit më të ri në Evropë.

Cilat janë institucionet kryesore të sigurisë së një vendi?

Ashtu sikur në vendet tjera, edhe në Kosovë, janë tri institucione shumë të rëndësishme, që kanë rol jetik në sigurinë e një shteti.

Ato janë Policia, Ushtria e Inteligjenca, shkruan gazeta inFokus.

Në kosovë, dy të parat, Policia e Kosovës e FSK, janë institucione nën ombrellën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërsa, AKI (Agjencioni Kosovar për Inteligjencë), duke e ditur që është vendi me inforamcionet më të ndjehsme në vend, ligjërisht është institucion i pavarur.

Në fakt, këta i raportojnë vetëm Kryeministrit e Presidentit, shkruan gazeta inFokus.

Çka është AKI (Agjencioni Kosovar për Inteligjencë)?

Nga nevoja për informacion me kohë e të saktë për inteligjencë, kundërinteligjencë, kërcënime nga brenda e jashtë, terrorizmin ndërkombëtar e vendor, prodhimin e trafikimin e narkotikëve, krimin e organizuar, ekonomik, sabotazhin e shumë çështje tjera të inteligjencës të lidhura me sigurinë e Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008 hyri në fuqi Ligji nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Kështu, u mor edhe vendimi që të formohet AKI, e cila detyrë ka të mbledhë, analizoi e shpërndaj këto informata në mënyrë të shpejtë e përgjegjshme.

Çka bën dhe cilat janë detyrat e Inteligjencës së Kosovës?

Në Ligjin nr. 03/L-063 për Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, janë saktësisht të specifikuara detyrat e fushat e veprimit të këtij agjencioni shumë të rëndësishëm për sigurinë e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, sipast këtij ligji, AKI mbledhë informacion në lidhje me kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovëës, ku çdo rast i tillë konsiderohet edhe si kërcënim ndaj integritetit territorial, të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit, zhvillimit ekonomik e kërcënimet ndaj sigurisë globale në dëm të Kosovës.

Kjo përfshinë, terrorizmin, nxitjen apo ndihmën e terrorizmit, spiunazhin kundër Kosovës apo në dëm të saj, sabotazhin drejtuar kundër insfrastrukturës vitale të Kosovës e krimin e organizuar duke përfshirë larjen e parave.

Veç tyre, AKI ka për detyrë të mbledh inforamcione edhe kundër nxitjes së pakënaqësisë në strukturat e sigurisë, trafikimin me substanca ilegale, armëve apo qenieve njerëzore, prodhimin ilegal apo transportin e armëve të shkatërrimit në masë ose edhe komponentëve të tyre, si dhe materialeve e pajisjeve të nevojshme për prodhimin e tyre, shkruan gazeta inFokus.

Në kuadër të punëve të AKI-së, është edhe mbledhja e informacioneve kundër trafikimit ilegal të prodhimeve e teknologjive nën Kontrollin Ndërkombëtar, aktiviteteve që bien ndesh me të drejtën humanitare ndërkombëtare, aktet e dhunës së organizuar apo frikësimit ndaj grupeve etnike dhe çështjeve që kanë të bëjnë me kërcënime serioze ndaj shëndetit apo sigurisë publike.

Si i mbeldh informatat AKI?

Në mënyrë që të realizoj sa më mirë e korrekt punët e përmendura më lartë, AKI, sipas ligjit, ka mundësitë e veta për mbledhjen e informaiconit, që përfshijnë përgjimin mobil e statik.

Personelin e fshehtë për mbledhjen e informacioneve, përgjimin teknik, siç janë pajisjet për dëgjim, përgjim e përcjellje, agjentët e fshehtë dhe mbledhjen e të dhënave konfidenciale, si nga bankat, portet dhe telefonat, shkruan gazeta inFokus.

Kush është pjesë e AKI-së?

Duke qenë se informacionet, mënyrat e mbledhjes, por edhe arsyet që janë të përmendura më lartë, janë shumë të ndjeshme, punonjësit e kësaj agjencie janë sekret, e jo të njofshëm për publikun.

Të vetmit që janë publik në këtë institucion janë Drejtori, zv. Drejtori dhe Inspektori i Përgjithshëm.

Megjithatë, tani për tani, dy nga këto pozita janë të zbrazëta, ajo e Drejtorit dhe e Inspektorit të Përgjithshëm, derisa pozitën e zëvendës drejtorit e mban Vlora Hyseni.

Ligji nuk po respektohet sa i përket kohës së emërimeve në këto pozita!

Pozita e Inspektorit të Përgjithshëm u la e lirë, pasi ai që e mbante këtë pozitë, Shkëlzen Sopjanit, i kaloi mandati në fund të muajit shkurt të këtij viti.

Pavarësisht, se në bazë të ligjit, kjo pozitë nuk guxon të mbetet e zbrazët më shumë se 20 ditë pune, ende askush nuk është emëruar në këtë post, shkruan gazeta inFokus.

Njëjtë ligji nuk ishte respektuar as në pozitën e zëvendës kryespiunit të Kosovës.

Më 3 gusht 2018 me vendim të Kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinajt dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, u shkarkua nga posti Latif Merovci.

Kjo pozitë mbeti pa shef deri më 27 shkurt 2019, ani se ligji e përcakton që të mos kaloj 20 ditë pune.

Tani, prej atëherë, postin e ushtron Vlora Hyseni, shkruan gazeta inFokus.

Tani AKI është pa shef!?

Më 6 nëntor 2019, nga pozita e Drejtorit të AKI-së, dorëheqje dha Shpend Maxhuni.

Kjo pa ndonjë aryse publike u bë e ditur nga shefi i Qeverisë Ramush Haradinaj.

Mirëpo, në një konferencë për media, kur u pyet nga gazetarët, kryeministri në largim, duke mos dhënë më shumë detaje, tha që kjo u bë për arsye shëndetësore.

Tani, afat për të emëruar kryespiunin e ri, ka vetëm deri më 4 dhjetor, që plotësohen 20 ditë pune, shkruan gazeta inFokus.

Kush e emëron Drejtorin e AKI-së dhe sfidat ekzistuese për emërimin e tij

Sipas Ligjit për AKI-në, ani se Institucion i Pavarur, Drejtorin e AKI-së, duhet ta emërojnë njëzëri Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Kosovës.

“5.3 Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”, thuhet në Ligjin për AKI-në.

Deri këtu është çdo gjë në rregull, pasi ende nuk ka kaluar afati për emërimin e drejtorit të ri, i cili duhet të bëhet jo më larg se data 4 dhjetor, shkruan gazeta inFokus.

Por, duke ditur situatën aktuale politike në të cilën gjendet Kosova, ashtu sikur rasti me zv. Drejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm, edhe tash me Drejtorin mund të ketë telashe.

Kjo, pasi tani Kryeministri është në largim dhe kanë përfunduar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, ani se nuk janë certifikuar rezultatet.

Kjo e fundit, mendohet të bëhet më së largu në fund të javës së ardhshme, që është edhe fundi i muajit nëntor e që është shumë afër datës kur duhet të gjendet drejtori i ri, shkruan gazeta inFokus.

Por, edhe nëse kjo shkon kështu, atëherë mund të shkojnë edhe disa javë deri sa të formohet ekzekutivi, e të ketë një shef qeverie, i cili do ta  vë nënshkrimin për të parin e AKI-së.

E postin e shefit të Qeverisë, po e synon lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili njëherësh ka dalë edhe si politikani më i votuar në Kosovë.

Ky, disa herë pati akuzuar Presidentin e tanishëm të Kosovës, se ka kapur institucionet e sigurisë e ligjit, duke përfshiirë edhe AKI-në, ku ish-shefin e saj, Shpend Maxhunin, Vetëvendosjes disa herë e ka quajtur njeri të Hashim Thaçit.

Në këtë rast, nëse Kurti arrin të bëhet Kryeministër, atëherë për të zgjedhur Drejtorin e institucionit më të ndjeshëm do duhet të jenë njëzëri me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera