A e llogariti Arben Vitia hapjen e gastronomisë me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave?
Autori: Hateme Smajli
16:15 | 07 April 2021
Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar se edhe 76 mijë e 800 doza të vaksinës AstraZeneca do të vijnë në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.
Në një përgjigje për Gazetën inFokus nga zyra për informim e MSH-së, kanë thënë se ky kontingjent do të arrijë në Kosovë në fund të muajit prill ose në muajin maj.
ZYRTARE: Kështu do ti kompensojë Ministria e Financave bizneset për mbylljen 12 ditëshe
“Kontingjenti i radhës prej 76.800 dozave të vaksinës kundër COVID-19 është paralajmëruar nga UNICEFI qe mund te arrije ne fund të këtij muaji ose ne fillim te majit përmes mekanizmit COVAX, gjithashtu. Vaksinat do te jene Astra Zeneca”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Përderisa të hënën me masa te reja qeveria e Kosovës vendosi të mbyll gastronominë dhe do të ketë edhe orë policore për 12 ditë, nga 7 deri me 18 prill.
E edhe pas hapjes Kosova ende nuk do të ketë kontingjentin e ri të vaksinave antiCOVID-19, shkruan Gazeta inFokus.
Plani i vaksinimit
Sipas MSH-së dhe planit për vaksinimin pas punëtorëve shëndetësorë, vaksinohen këta persona.
“Të gjithë punëtorët shëndetësorë, Banorët në shtëpitë e pleqve dhe punëtorët socialë, Grup mosha mbi 90 vjeç, Një pjesë e personave me sëmundje kronike”, thuhet në planin për vaksinim të MSH-së.
Vështirësitë në procedurat e vaksinimit
Ndërsa probleme sa i përket vaksinimit që ka filluar me 29 mars në Kosovë janë shfaqur edhe në mënyrën e regjistrimit, e që është një metode online.
Ata që më shumë po kanë vështirësi për këtë mënyrë të regjistrimit janë të moshuarit, pikërisht ata që në planin e MSH-së do të vaksinohen të parët pas stafit shëndetësore.
Në një përgjigje për Gazetën inFokus, nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se asnjë i moshuar nuk do të mbes pa vaksinuar për shkak të këtij problemi.
Po ashtu duke mos dhënë më shumë detaje në këtë përgjigje thuhet se ka edhe mënyra të tjera të regjistrimit përveç asaj online.
“Asnjë i moshuar nuk do te mbetet pa u vaksinuar për mungese te mundësisë se regjistrimit. Përveç e.kosova, MSh ka edhe rruge te tjera te regjistrimit te tyre”, thuhet në këtë përgjigje.
Kosova e fundit në rajon që filloi vaksinimin
Kujtojmë se afro dy javë më parë Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga UNICEF-i, përderisa ishte shteti i fundit në rajon që ka siguruar vaksinën antiCOVID.
E vendet e rajonit tashmë kanë siguruar disa lloje të vaksinës kundër COVID-19 dhe qytetarët e kanë mundësinë e zgjedhjes së llojit të vaksinës.
Kosova deri më tani nuk ka shpenzuar as edhe një cent për të siguruar vaksina antiCOVID pasi edhe kontingjenti i parë prej 24 mijë dozash edhe ky i dyti prej 78 mijë doza, kanë qenë donacion nga UNIICEF-i./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Këto janë të gjitha vendimet që Qeveria Kurti i mori sonte
Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e saj, ku janë hequr disa nga kufizimet e...
-
Rishfaqet Shefqet Krasniqi ka një kërkesë për Kurtin e Osmanin
Shumë i debatuari ditëve të fundit Hoxhë Shefqet Krasniqi shfaqet përsëri n’K...
-
Hoxhaj: Kurti si autokrat po kërcënon mediat, shoqëria do t’i rezistojë kësaj tendence
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për t...
-
Qeveria merr vendim për hapjen e shkollave
Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar vendimin për masat e reja kundër antiC...
-
Arben Vitia tregon çfarë diskutuan me Bekim Haxhiun
Ministria i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar sot një takim me deputetin...
-
Vitia: Nuk kam refuzuar të nënshkruajë asnjë dokument që do ta rrezikonte sjelljen e vaksinave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë në konferencën e sontme pas mb...
-
Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45
Me vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, është hapur edhe sektori i Gastro...
-
Qeveria paralajmëron heqjen e homologimit për automjetet që vijnë nga jashtë
Homologimi i automjeteve që vijnë nga jashtë, kryhet nga QAK “Eurolab”, kompa...
-
Ministri Vitia: Negociatat për sigurimin e vaksinave janë në rrugën e duhur, vijnë në maj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se po vazhdojnë negociatat për sig...
-
Masat e reja: Ndryshon orari i lëvizjes
Në mbledhjen e mbajtur para pak minutash, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat...
-
Albin Kurti ndërpreu për 5 minuta mbledhjen e Qeverisë, për shkak të iftarit
Kryeministri Albin Kurti ka ndërprerë mbledhjen e qeverisë për pesë minuta pa...
-
LAJMI I FUNDIT: Qeveria miraton masat e reja kufizuese antiCovid
Qeveria e Kosovës po mban mbledhje e nisur në orën 19:00, në të cilën po shqy...