Lajme

ZYRTARE: Kështu do ti kompensojë Ministria e Financave bizneset për mbylljen 12 ditëshe

Autori: Hateme Smajli 16:49 | 07 April 2021

Ministria e Financave është duke punuar në pakon ndihmëse, për tu dalë në ndihmë bizneseve nga mbyllja 12 ditëshe e cila ka filluar nga e mërkura, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën inFokus, nga zyra për informim e Minstrisë së Financave.

A e llogariti Arben Vitia hapjen e gastronomisë me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave?

-Advertisement-

“Masat që do të ndërmirren nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kanë për qëllim lehtësimin e dëmit ekonomik që do të pasojë nga vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/05, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të datës 05.04.2021, për sektorët ekonomik të cekur në këtë vendim, gjegjësisht sektorin e gastronomisë, qendrat tregtare dhe të tjerat”, thuhet në përgjigje.

Sipas kësaj ministrie, për bizneset, gastronominë, qendrat tregtare dhe të tjera do të subvencionohen pagat dhe qiratë, për ato biznese të cilat janë prekur nga ky vendim për mbyllje 12 ditëshe.

“Masat do të jenë kryesisht të fokusuara në subvencionimin e pagave dhe të qirasë për bizneset e prekura nga vendimi i Qeverisë. MFPT e kupton dhe ndan shqetësimin e njëjtë me komunitetin e biznesit për ndikimin ekonomik që do të kenë masat e reja për të luftuar pandeminë COVID-19, për këtë arsye MFPT ka analizuar gjendjen financiare dhe hapësirat buxhetore të cilat mund t’i shfrytëzoj në mënyrë që masat e ndërmarra të jenë të targetuara dhe efektive”, thuhet po ashtu në përgjigjen nga Ministria.

Ndërsa MFPT do të publikojë pakon e kompenzimit financiar në ditët në vijim, përmes kanaleve zyrtare, i cili do të jetë në përputhje me këshillat dhe shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e biznesit.

Një pako të tillë që do ti dalë në ndihmë bizneseve e përmendi edhe Ministri I Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën ku prezantoi masat e reja, dhe mbylljen e gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Pas pak ministri  Financave, Hekuran Murati dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të flasin në një konferencë për media ku do të tregojnë për këtë pako ndihmëse për bizneset që do të preken nga masat e reja të qeverisë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera