Ekskluzive: LDK e AAK nisin negociatat për formimin e qeverisë?
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 14 January 2020
Takime pati edhe para zgjedhjeve, por edhe pas 6 tetorit.
Pavarësisht dhjetra takimeve në mes të LDK-së e Vetëvendosjes e tash që kanë kaluar edhe 100 ditë që nga dita e zgjedhjeve, nuk po ka zgjidhje për të arritur koalicionin në mes tyre, shkruan gazeta inFokus.
Kësisoj Kosova ende nuk ka qeveri funksionale.
Por, si duket, duke e parë që nuk po mund të merren vesh mes vete VV e LDK, këta të fundit, duke kanë filluar të gjejnë edhe zgjidhje tjera.
Gazeta inFokus mëson nga burimet e saj se tashmë zyrtarët e njerëz të afërt të Isa Mustafës e Ramush Haradinajt janë takuar për të gjetur mundësinë për të qeverisur bashkë.
Megjithatë, duke qenë se ekskluziviteti për të propozuar mandatarin i takon Vetëvendosjes, si parti fituese, LDK e AAK kanë një kërkesë që Gjykata Kushtetuese të sqaroj edhe një herë se si të shkohet deri tek krijimi i qeverisë pasi fituesi nuk arrinë të krijoj shumicën e nevojshme, shkruan gazeta inFokus.
Madje, Ramush Haradinaj, disa herë ka thënë që përgjegjësia për krejt këtë situatë i bie Vetëvendosjes si parti fituese, e që e cila do duhet ta formon qeverinë, por që në të kundërtën sipas Haradinajt do të duhej të lëshohej rrugë, pasi shteti ka nevojë për institucione funksionale.
E si ndihmë për këtë gjë pritet të ofroj Presidenti Hashim Thaçi, ku sipas burimeve brenda LDK-së, do të kërkoj sqarime nga kushtetuesja se si të veprohet në këtë rast ku po vonohen propozimi për mandatarin, gjë që për të cilën presionet tashmë kanë filluar të bëhen edhe publikisht.
Por, Vetëvendosje mbrëmjen e së hënës i ka bërë edhe një ofertë LDK-së, por që ende nuk dihet se çfarë oferte në faktë është.
Albulena Haxhiu nga kjo parti ka thënë kanë bërë shumë kompromise për të arritur marrëveshjen me LDK-në, por që deri tash nuk pati sukses.
“Ne kemi nisur përpjekjet tona para 100 ditësh. kemi bërë gjithçka për ta mundësuar koalicionin me LDK-në. Madje kemi bërë edhe shumë kompromise vetëm për ta mundësuar dhe për ta jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. Përkushtimin qe e kemi pasur në fillim vazhdojmë ta kemi sërish. Konsiderojmë që me 6 tetor qytetarët na kanë dërguar mesazh të qartë si parti fitues me Albin Kurtin kryeministër. Kemi pasur disa pengesa për këtë koalicion për shkak të kërkesave të LDK-së së pari për përfshirje të presidentit e pastaj pas 26 dhjetorit të zgjedhjes së kryeparlamentarit. Ne kemi bërë një ofertë për LDK-në, presim që ata ta mbledhin Këshillin drejtues për ta shqyrtuar propozimin tonë për të dhënë përgjigje në raport me propozimin. Për hir të këtij koalicioni ne nuk mund ta themi se cili është propozimi jonë”, tha Albulena Haxhiu./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...