Lajme

Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 27 April 2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se nuk është Hristjan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE, ai që vendos nëse subjekti politik që ai udhëheqë shkon në opozitë apo ajo.

Këto komente, Ahmeti i ka bërë gjatë një tubimi elektoral në Kërçovë, pasi që Mickoski gjatë gjithë fushatës zgjedhore ka goditur BDI-në, duke pretenduar që të njëjtën do ta lë në opozitë, në rast të ardhjes në pushtet.

“A ju kujtohet Zoran Zaevi kur doli para katër vitesh: ‘BDI – opozitë’”, kujtoi Ahmeti. “Kështu thoshte”.

-Advertisement-

“Del VMRO-ja e Mickoski-t e thotë ‘do t’i marr të tjetër unë dhe BDI-ja do të shkojë në opozitë’. Nuk është Mickoski që vendosë se a shkon në opozitë BDI-ja, janë qytetarët”, theksoi Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera