Fokus

Veç Glauk Konjufca afër 20 mijë vota më shumë se krejt PSD

Autori: Halil Berisha 21:01 | 09 November 2019

Vetëvendosje, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, mori 32 deputet.

Por, një pjesë e madhe e tyre, iu nda jo fort larg formimit të legjislativit, shkruan gazeta inFokus.

Ata, shkuan në PSD-në e Kaqusha Jasharit, e që kryetar u bë ish-anëtari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

-Advertisement-

E në zgjedhjet e 6 tetorit, PSD, kandidoi në një listë të përbashkët me AAK-në.

Kështu, përplasjet në mes të anëtarëve të Vetëvendosjes e PSD-së, jo që nuk u ndalën, por veç u rritën edhe më shumë.

Madje, nga PSD, disa herë thanë që Vetëvendosje është dobësuar në elektorat nga largimi i tyre, shkruan gazeta inFokus.

Por, kjo nuk doli të jetë e vërtetë, pasi edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, partia e Albin Kurtit, mori njëjtë deputet, 32.

E ajo çka është interesante, se jo veç Albin Kurti, por edhe Glauk Konjufca mori vota më shumë se krejt, 25 anëtarët e PSD-së, bashkë.

Në fakt, këta të fundit, morën në total 54 mijë e 34 vota, ku më i votuari doli Shpend Ahmeti me 5 mijë e 881, shkruan gazeta inFokus.

Por, numri dy i Vetëvendosjes, që nga PSD u akuzua se ishte pjesëtarë i SHIK-ut (Shërbimit Informativ të Kosovës), që kryetar kishte shefin e PDK-së, Kadri Veselin, mori 72 mijë e 775 vota.

Kështu, i bie që veç Konjufca, mori 18 mijë e 741 vota më shumë se krejt, 25 anëtarët nga lista e PSD-së, që iu bashkua në koalicion AAK-së së Ramush Haradinajt.

E rezultat shumë më i thellë se Glauk Konjufca në raport me 25 anëtarët e PSD-së, ka lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti që mori plot 183 mijë e 868.

Kjo i bije që Albin Kurti ka 3-fish e gjysmë më shumë vota se ata, apo 129 mijë e 834 vota më shumë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera