Lajme

Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 28 April 2024

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius ndërsa ato maksimalet nga 16 deri në 17 gradë Celsius, njofton Klankosova.tv.

“Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa pjesë, kryesisht jug dhe jugperëndim të vendit parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së .

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera