Lajme

15 të vrἀrë në Rafah, në mesin e tyre katër fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 11 May 2024

Të paktën 15 persona u vranë në një sulm ajror dhe artilerie në Rafah, sipas një spitali lokal.

Zyrtarët në Spitalin e Kuvajtit në Rafah thanë se trupat u sollën në qendrën mjekësore të shtunën.

Kreu i njësisë së mediave spitalore, Saber Abu A’arar, i tha CNN se “15 palestinezë u vranë, përfshirë katër fëmijë dhe pesë gra” në dy sulmet, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Granatimet e artilerisë goditën lagjen Al-Salam në lindje të Rafahut, ndërsa një sulm ajror goditi një ndërtesë në lagjen Al-Hashasheen në perëndim të Rafahut.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), thonë se trupat e saj kanë operuar në lindje të Rafahut dhe kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të disa lagjeve të tjera në qytet.

Al-Hashasheen nuk përfshihet në urdhrin e fundit të evakuimit të IDF-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera