Lajme

Përleshje në Gjonaj të Prizrenit, lëndohen dy persona – njëri nga ta me ar*më zja*rri

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 22 May 2024

Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur mbrëmjen e sontme në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Njëri nga ta është plagosur me armë zjarri, ndërkaq tjetri me mjete të forta.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

-Advertisement-

Gashi tha se ata janë dërguar për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Ai theksoi se personat e dyshuar nga ky rast janë në kërkim nga policia.

“Njesitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit. Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njesitet policore janë në kërkim të tyre. Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njesite relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit”,tha Gashi, për Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera