Pas vrasjes së Festim Latos, zgjidhet Presidenti i ri i Çamërisë
Autori: Halil Berisha 10:48 | 12 August 2019
Më 21 korrik, në Holandë, u vra Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, Festim Lato.
Arsyet e vrasjes së tij ende nuk janë shumë të qarta, shkruan gazeta inFokus.
E tani, pozita e tij, ka një emër tjetër, Ali Aliu, që gjithashtu është edhe kryeministër.
Këtë e ka zgjedhur sot Këshilli Kombëtar i Republikës së Çamërisë, derri në një mandat të ri.
“Për shkak të rrethanave dhe atentatit ndaj Heroit të Çamërisë, Festim Lato, Këshilli Kombëtar i Republikës së Çamërisë, i bazuar në Kushtetutën e Republikës së Çamërisë, mandaton z. Ali Aliu, në postin: Kryeministër dhe Presidentit të Republikës së Çamërisë. Mandati i Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliut i akordohet deri në zgjedhjet e ardhshme. Ky vendim u mor sot, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Çamërisë”.
“Këshilli Kombëtar i Republikës së Çamërisë, sot emëroi Ali Aliun, President të Republikës së Çamërisë deri në një mandat të ri. Për shkak të rrethanave dhe atentatit ndaj Heroit të Çamërisë, Festim Lato, Këshilli Kombëtar i Republikës së Çamërisë, i bazuar në Kushtetutën e Republikës së Çamërisë, mandaton z. Ali Aliu, në postin: Kryeministër dhe Presidentit të Republikës së Çamërisë. Mandati i Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliut i akordohet deri në zgjedhjet e ardhshme. Ky vendim u mor sot, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Çamërisë”.
Madje, Aliu dha menjëherë një premtim.
“Unë,- u shpreh z. Ali Aliu, ju premtoj se Republika e Çamërisë së shpejti do ta ketë përkrahjen e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, si dhe të aleates sonë, SHBA-së”.
Por, kush është Ali Aliu?
Ali Aliu u lind më 17 . 03. 1968, në Bardhyl ( ish- Bradash të Besianës ). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Besianë të Dardanisë. Ali Aliu i takon brezit të grushtave dhe të kryengritësve për Republikën e Kosovës. Udha e mërgimit, në vitin 1991 nuk ishte dëshirë, por qëllim për Kosovën e lirë e sovrane. Ali Aliu i takon familjes atdhetare të Tahir Aliut nga Bardhyli i Besianës.
Që nga Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë, më 30 tetor 2016, në Hagë të Holandës, Ali Aliu ushtroi shumë funksione në Qeverinë e ish-Presidentit Lato. “Udha për ta bërë Çamërinë Shqipëri dhe të pavarur nga Greqia,- u shpreh Presidenti i posazgjedhur, Ali Aliu , -nuk është e lehtë. Pra, ne duhet të rifillojmë punën sërish, pas vrasjes së Festim Latos. Udha për Pavarësinë e Çamërisë kalon nëpër sfida të mëdha, burgje e rënie. Në këtë udhë të shenjtë për kombin tonë, ne presim ndihmën e Tiranës, të Prishtinës, të Iliridës, dhe gjithë kombit. Deshëm apo s´deshëm ta pranojmë, Pavarësia e Çamërisë është çelësi i zgjidhjes sonë kombëtare.
Në udhën për Pavarësinë e Çamërisë ne fillimisht do përdorim mendjen dhe pastaj fjalën. Republika e Çamërisë edhe në të ardhmen do të jetë nën krahët e SHBA-së dhe të BE-së”. Presidenti i posamandatuar i Republikës së Çamërisë u shpreh i prerë: “Ne edhe në të ardhmen do të kontribuojmë në Organizatën e Popujve të Papërfaqësuar.
Diplomacia e Republikësë së Çamërisë do të angazhohet dhe do të shtrij aktivitetin e saj në të gjitha institucionet ndërkombëtare, si në Bruksel, Berlin, Londër, Paris e Vashington, për heqjen e “Ligjit të luftës” midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe për njohjen e Gjenocidit të bërë nga Greqia ndaj çamëve dhe arvanitëve në vitet 1912 – 1945”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Shqiptarët të pa interesuar për politikën
“Barometri” në Euronews Albania i ka pyetur në sondazhin e të premtes qytetar...
-
OSBE: Të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve
Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e f...
-
Besnik Tahiri, Armend Muja dhe Abelard Tahiri, tre deputetët më aktiv në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Ganimete Musliu, Hykmete Bajrami e Kusari-Lila gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Qerkini: Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëv...
-
Dita e të Zhdukurve, Osmani: Pl*ga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen të gjithë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e të Zhdukurve ka thënë se kjo ...
-
Besnik Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deput...
-
Knaus: Vuçiqi po bën fushatë të suksesshme kundër Kosovës në KiE
Kosovës iu miratua raporti pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 1...
-
Thaçi: Ndjehem keq për fiaskon e Kurtit në Maqedoni, u vërtetua mungesa e autoritetit moral e të parit të Kosovës atje
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve presiden...
-
Oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin për Ranger në ShBA
Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organi...
-
Edhe mbi 1600 persona të zhdukur nga lu*ta e fundit, MPJ: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës
Në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Ministria e ...
-
Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj
Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj nd...