Sa janë të sigurta ndërtimet e reja në Kosovë?
Autori: Doresa Geci 13:55 | 25 April 2019
Filluan të ndërtonin në ora 20:30 në katin e dytë pa u tharë mirë ende betoni. Duke i shmangur inspektorëve të ndërtimit, natën e së hënës, punëtorët për pak sa nuk humbën jetën kur e gjithë pllaka e një ndërtese në zonën industrial në Fushë Kosovë u shemb.
Po të njëjtën ditë, shembjes së një hoteli në Mitrovicë nuk i shpëtoi Visar Behrami 27 vjeçar.
Prerja e një shtyllë të gabuar kishte shkaktuar shkatërrimin e Hotel “Adriatikut” në Mitrovicë. Shembje e cila ia mori jetën 27 vjeçarit që punonte në kushte të tmerrshme të punës në një kompani që doli të mos jetë as e regjistruar fare.
Këto raste kanë ngritur në këmbë krerët më të lartë të shtetit, të cilët kanë vënë në dyshim cilësinë e ndërtimeve që po bëhen në Kosovë dhe kanë alarmuar inspektorët të marrin masa për të mbrojtur jetën e punëtorëve dhe banorëve të objekteve të ngjashme.
Për të shtuar sigurinë e cilësisë së ndërtimeve në Kosovë, i pari i qeverisë Ramush Haradinaj thirri në takim të mërkurën, përfaqësuesit e shoqatës së ndërtimtarisë, përfaqësuesit e agjencisë se Menaxhimit të Emergjencave, përfaqësuesit ministrive si dhe Policinë e Kosovës.
Haradinaj gjatë këtij takimi, kërkoj shtimin e kapaciteteve të inspektimit dhe kontrollit adekuat të lejeve,shkruan gazeta inFokus.
Më shumë zëvendësministra se inspektor të ndërtimit
Shtimin e inspektoreve në vend punishte, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, e sheh si zgjedhje të rritjes së sigurisë së ndërtesave në Kosovë.
“Më pozitive kishte me qene për sigurinë e të gjithë qytetareve që të kemi në vende 80 zëvendësministrave më shumë inspektorë. Një zëvendës ministër sigurisht bën shpenzime sa katër inspektor edhe minimumi 80 zëvendësministra qe kemi dhe mos te kemi së paku 200 inspektor, kjo është diçka që dikush po bënë qëllimisht”, ka thënë Azemi.
Por, sipas tij mungesa e persona adekuatë të cilët do të duhej të vlerësonin punën është një ndër arsyet që po shkakton shembjet e ndërtesave.
“Është shumë e vërtet se po shihen gjërat që edhe objektet e reja të cilat po ndërtohen si në rasti në Fushë Kosovë që u shembë, ata që po e mbikëqyrin punën nuk janë në nivelin e duhur. Vetë fakti sot po ndërtohet edhe mas një ore po të rrezohet tregon se diçka nuk është në rregull”, ka thënë Azemi për gazetën inFokus.
Sipas Jusuf Azemit çdo kompani ndërtimi duhet a ketë ekspertin e vetë, i cili e vlerëson që puna që kryhet a është në rrezikshmëri a po nuk është.
Pronarët e kompanive nuk i dëgjojnë inxhinierët
Por ai thotë se pronarët shpesh here ndërhyjnë tek puna e inxhiniereve duke i bërë presion atyre.
“Në Kosovë ekzistojnë ligjet të cilat çdo punëtori dhe inxhinier kanë të paracaktuar mënyrën se duhet të kryejnë punët. Mirëpo në vendin tonë është një kapje e shteti, për të cilin edhe vetë inxhinieri ndodh ta sheh se nuk guxon te punon por pronari ia imponon. Kështu inxhinieri ndodh duhet ta dëgjoj pronarin ose të shkoj në shtëpi”, ka treguar Azemi.
Ndërsa kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve, Faton Hoxha në Kosovë ka thënë për gazetën inFokus se sigurinë e objekteve duhet ta vlerësojnë secila kompani.
“Objekti që u shemb në Fushe Kosovë është defekt për shkaqe teknik, mirëpo në përgjithësi mendoj që janë të sigurta pasi që objekteve ju behet një kontroll, ndërsa për siguri mundet me fol secila kompani ai që ka projektuar”, ka thënë Hoxha.
Pasiguria dhe cilësia e dobët e ndërtimeve në Kosovë kishte marrë jetën edhe në vitin 2014 një 28 vjeçareje në Ferizaj. Derisa ajo po kalonte në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, pllaka e mermerit që kishte renë nga kati i katërt i një ndërtese kishe lënë pa shenja jete./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...