Lajme

Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 28 April 2024

Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtur krjet procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, në një intervistë për “Kurir”.

Duke folur për përpjekjet kundërshtuese serbe të anëtarësimit të Kosovës në KiE, Petkoviq tha se Serbia do të tregojë aktivitetin e saj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të KiE-së, ku edhe supozohet të ndodh votimi final për anëtarësim ose jo.

“Nuk ka dyshim se i tërë operacioni i futjes së Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare kryesisht është i drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb. Por, shumë do të befasohen se si Serbia e vogël luftoi, dhe me sa guxim”, ka thënë Petkoviq.

-Advertisement-

Mes tjerash ai tha se po ta kishte vendosur Këshilli i Evropës themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe si kusht për anëtarësim të Kosovës “Serbia do të mund të thoshte se disa parime ende janë në vend”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera