Fokus

Ekskluzive: Ish Presidenti Fatmir Sejdiu kërkon nga Ekipi Negociatorë të respektoj kushtetutën

Autori: Valon Rogova 18:55 | 15 February 2019

Ish Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, ka vetëm një kërkesë për Ekipin Negociator në dialog me Serbinë.
Ai kërkon që të respektohet kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Në një prononcim për Gazetën inFokus, duke folur rreth platformës së dialogut që sot ekipi negociator ia dorëzoi Kuvendit të Kosovës, Sejdiu ka thënë se ajo që ka shumë rëndësi në këto moment është që grupi negociator të marrin vendime konform kushtetutës.

“Rregullat e kushtetutës janë shumë të qarta sa i përket sovranitetit të Kosovës dhe përfaqësimit të vendit. Ekipa aktuale e formuar, ka marrë një mandat nga Kuvendit. Sa kam parë deri tash nuk ka dal në sipërfaqe ende do ta quaja ajo pjesë esenciale që ekipi duhet ta ketë për vetën për t’bërë punën e nevojshme”, tha Sejdiu.
Sipas tij, çështja e këtij dialogu është shumë specifik.

-Advertisement-

“Që nga fillimi e kam marrë me rezervë sepse ka qenë një rrezik i vazhdueshëm që Kosova të rrëshqasë në terene të cilat ka dashur t’i imponoj Serbia. Terrene këto të cilat kanë pasur qëllim komprometimin e të gjithë rezultatit të arritura më herët për çështjen e Kosovës, respektivisht statusin e saj final. Veçmas këtu në komprometimin e mbështetjes ndërkombëtare”, thekson Sejdiu për Infokus.

Grupi negociator i kryesuar nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, ka aluduar se viti 2019, do t’jetë vit i përmbylljes së bisedimeve me Serbinë dhe se nëpërmjet kësaj platforme, të arrihet edhe njohja e shtetit të Kosovës prej Serbisë.

Por, megjithatë, mënyrën se si ka vazhduar Serbia deri tash, sipas ish Presidentit Sejdiu, është vështirë e pritshme që t’ketë një rezultat të prekshëm dhe të drejtpërdrejt.

“Kosova është shtet sovran sikur edhe Serbia. Unë do t’dëshiroja që bisedimet me Serbinë sivjet të arrijnë pikën e volitshme. Nuk jam njeri që jap prognozë por ajo që është vërejtur deri tash, fatkeqësisht ka qenë një çasje që Serbia përherë e ka zbatuar kundër Kosovës, që një formë apo tjetër ka pasur pasoja. Pasoja këto të cilat vërehen dhe prekën sot e kësaj dite”, u shpreh Sejdiu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera