Skandaloze: Doktori australian që shpëtoi jetën e 300 fëmijëve në Kosovë i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë: “Nuk kisha as dorezat e duhura për kryerjen e ndërhyrjeve, pajisjen e mora me vete”
Autori: H. Smajli 10:45 | 15 July 2022
Profesori australian i Kirurgjisë Specialistike, Pady Dewan i cili deri më tash ka kryer 300 ndërhyje të komplikuara tek fëmijët në Klinikën e Kirurgjisë së fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare, ka treguar për problemet e shumta që pati gjatë kryerjes së ndërhyrjeve.
I pyetur për stafin e QKUK-së, në emisionin ‘Doktor Plus’ që është prodhim i Gazetës Infokus, ai ka dhënë edhe një mesazh për Ministrinë e Shëndetësisë. Derisa ka lavdëruar stafin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve një gjë të tillë nuk e bëri edhe për ministrinë. Kjo për shkak të mungesës së mjeteve gjatë ndërhyrjeve e që sipas tij me pak interesim dhe investim nga Ministria e Shëndetësisë kjo gjendje në klinikën e re do të ndryshonte.
“Ata kanë një staf kirurgjik shumë të dedikuar dhe ky është fillim i mbarë. Sa i përket stafit të infermierëve, ka mungesë të tij në numër, përderisa cilësia e këtij stafi është e një prej niveleve më të mira në botë. Dedikimi i kirurgëve për t’u siguruar që të punojnë sa më shumë që është e mundur është i pakrahasueshëm, por janë disa çështje lidhur me disa nga mjetet e punës që janë në dispozicion”, ka thënë ai.
Dewan tregoi që gjatë ndërhyrjeve pati shumë mungesa madje edhe në gjërat elementare për ndërhyrje të tilla duke nisur nga dorezat adekuate.
“Ne përdorim këtu dorëza që kanë pudër mbi to, e cila e vë pacientin në një rrezik të vogël dhe duke mos qenë në mesin e praktikave më të mira në botë, mund të ndryshohet me fare pak para. Pastaj disa nga kateterat, kateterat nga lateksi dhe kjo është nën standardin e pranueshëm. Ne nuk përdorim kateter lateksi për fëmijët në Australi dhe aty ka disa gjëra tjera, ku ka nevojë vetëm për pak reflektim për shembull tek materialet e përshtatshme. Disa nga materialet e përshtatshme janë më të kushtueshme, por kjo ju bjen në një situatë kur ju kurseheni nga problemet që mund të keni nga përdorimi i materialeve të tilla më të lira”, ka deklaruar ai.
Madje është një pajisje të cilën ai sa herë që vie në Kosovë, për ndërhyrjet kirurgjike që përgatiten për të, duhet ta marrë më vete, e që sërish as kjo pajisje nuk është edhe aq e kushtueshme.
“Dhe është një pajisje e vogël që vihet në fund të bisturisë, prerësit elektrik me prerjen me elektricitet që ne e bëjmë gjatë intervenimit kirurgjik dhe unë gjithmonë i sjell me vete, sepse ata janë me teh më të gjatë e që mundësojnë finesë gjatë intervenimit kirurgjik, por kirurgët këtu nuk i kanë ato në dispozicion, përveç atyre që i kanë përpara, kështu që sërish me fare pak investim, por pak investim i cili do të mundësonte ndryshime mjaftë domethënëse në plotësimin e aftësive të tyre për të bërë punë kualitative”, përfundon ai.
Për më shumë ndiqni storien Ekskluzive ku mund të shihni edhe njërën nga ndëryrjet më të rralla që pati doktori austriak në Kosovë./Gazeta Infokus/
Mesazhi i Dewan për Ministrinë e Shëndetësisë:
STORIA E PLOTË E REALIZUR NGA GAZETARJA, HATEME SMAJLI:
EMISIONI:
Të tjera
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...