Fokus

400 mijë euro për 10 konsulentë, Përparim Rama “fsheh” shumën e tenderit

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 07 May 2022

Gazeta Infokus dje gjatë ditës ka raportuar se përmes një tenderi të bërë publik në faqen e prokurimit të komunës, i pari i Prishtinës, Përparim Rama po kërkon të angazhojë 10 konsulentë të ri me kontratë për tre vite.

Sipas këtij tenderi me titullin “Shërbime për konsulencë për angazhim të 10 ekspertëve për menaxhim të projekteve për nevojat e Komunës së

Prishtinës” i cili fillimisht u publikua me datën 25 mars, thuhej se këto shërbime komunës do ti kushtojnë hiq më pak se 400 mijë euro.

-Advertisement-

Që i bie se një konsulent për 3 vite do të paguhet përafërsisht mbi 40 mijë euro, ndërsa secili do të marrë 1 mijë euro në muaj, shkruan Gazeta Infokus.

Mirëpo nuk kaloj shumë kohë dhe këtë tender e ripublikuan në faqe ku thuhet se janë bërë disa përmirësime të gabimeve.

Gazeta Infokus në dokumente ka vërejtur se “përmirësimet e gabimeve” janë bërë te shuma e kontratës që është hequr fare nga tenderi, dhe është shtuar që konsulentët do të shërbejnë me kontratë për 3 vite.

Pra titulli i ri me përmirësime i këtij tenderi është “Shërbime për konsulencë për angazhim të 10 ekspertëve për menaxhim të projekteve për nevojat e Komunës së Prishtinës për një periudhë kohore 3 vjeçare”.

Derisa sipas dokumentit afati i fundit për dorëzim të ofertave të këtij tenderi “të çuditshëm” është data 16 maj.

Kujtojmë se deri më tash konkurse e tenderët me kontrata mbi vepër janë konsideruar si një ndër keqpërdorimet më të mëdha e megjithatë, angazhimi me kontratë në vepër sipas ligjit të punës lejohet, ani pse vetëm deri në 3 muaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera