Një gjykatë ‘speciale’ në ardhje në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 08 July 2021
Sistemit të gjykatave në Kosovë pritet t’i shtohet edhe një gjykatë e re, speciale për nga kompetencat. Bëhet fjalë për Gjykatën Komerciale, e cila buxhetit të shtetit parashihet t’i kushtoj rreth 1.5 milionë euro. Projektligji për këtë organ të ri të drejtësisë tashmë është futur në procedurat e shqyrtimit në komisionet funksionale të Kuvendit, shkruan Gazeta Infokus.
Bazuar në draftin e Qeverisë, Gjykata Komerciale parashihet të jetë njëra ndër të ngarkuarat me lëndë, pasi do të merret ekskluzivisht me të gjitha kontestet që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike.
“Gjykata Komerciale është kompetente për të gjykuar kontestet ndërmjet shoqërive tregtare vendore dhe të huaja, kontestet në mes të institucioneve publike dhe subjekteve private si dhe kontestet në mes të personave juridik vendor dhe të huaj, në lidhje me çështjet e ndërsjella tregtare”, thuhet ndër tjera në Projektligj.
Në juridiksionin e kësaj gjykate përfshihen edhe rastet e përmbarimeve, pastaj njohja dhe lejimi i zbatimit të vendimeve të arbitrazhit vendor dhe ndërkombëtar; kontestet gjyqësore që rrjedhin nga Ligji në fuqi për Shoqëritë Tregtare, si dhe riorganizimi, falimentimi dhe shuarja e shoqërive tregtare.
Veç tyre, në kompetencë të Gjykatës Komerciale, siç shkruan Infokus, parashihet të jetë edhe trajtimi i kontesteve në lidhje me pasuritë e paluajtshme të shoqërive tregtare; kontestet që lidhen me shkeljen e konkurrencës, keqpërdorimit ose monopolit dhe pozitës dominuese në treg, si dhe marrëveshjet monopole duke përfshirë vlerësimin e paligjshmërisë.
Por kjo nuk është e gjitha!
Gjykata Komerciale parashihet të merret edhe me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë industriale, përfshirë markat tregtare, patentat, dizajnët industriale, sekretet tregtare dhe format e tjera të pronësisë industriale, sikundër edhe me kontestet ndërmjet kompanive të aviacionit që i nënshtrohen Ligjit për Aviacionin, duke përjashtuar kontestet në lidhje me të drejtat e pasagjerëve.
Trajtimi i kontesteve, megjithatë nuk kufizohet vetëm me të tilla raste. Në kompetencë të gjykatës së re pritet të jenë edhe kontestet administrative të iniciuara nga shoqëritë tregtare kundër vendimeve përfundimtare të Administratës Tatimore, Autoriteteve Doganore, Ministrisë së Financave dhe çdo organi tjetër publik përgjegjës për vendosjen e tatimeve ose detyrimeve të tjera shtetërore, si dhe kontestet administrative të iniciuara nga shoqëritë tregtare kundër vendimeve që lidhen me lejet, licencat ose çdo autorizim nën autoritetin e një organi publik të Republikës së Kosovës, përfshirë njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Gjykata Komerciale parashihet të jetë e ndarë në Dhomën e Shkallës së Parë dhe Dhomën e Shkallës së Dytë. Emërimi i gjyqtarëve do të bëhet nga presidenti i Kosovës. Paga e kryetarit të Gjykatës Komerciale është përcaktuar të jetë ekuivalente me atë të kryetarit të Gjykatës së Apelit, ajo e gjyqtarëve të dhomave të shkallës së dytë e barabartë me pagën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, ndërsa gjyqtarët e dhomave të shkallës së parë parashihet të marrin pagë të barabartë me pagën e gjyqtarit në Gjykatën Themelore, shkruan Gazeta Infokus.
Pas emërimit nga kreu i shtetit, gjyqtarët të cilët do të shërbejnë në Gjykatën Komerciale të Kosovës, do t’i nënshtrohen një trajnimi të detyrueshëm fillestar për të drejtën komerciale i cili do të organizohet nga Akademia e Drejtësisë. Në deklaratën financiare specifikohet se numri i punëtorëve në tri vjetet e para thuhet të jetë 97. Komisioni për Legjislacion tashmë e ka miratuar në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale dhe i ka hapur rrugë për lexim të parë në seancë të Kuvendit. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Hyn në fuqi programi me MCC-në, Rizvanolli: Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive
Ka hyrë sot në fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë t...
-
Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e ”Tiktok-erit”
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj pë...
-
Njësiti FAST Kosova arreston një person të kërkuar nga INTERPOL’i
Policia ka njoftuar se njësiti Fast Kosova ka arrestuar një person të kërkuar...
-
Dallavere e dyshime për korrupsion, OSHP bombardohet me ankesa për tenderin 35 milionësh të Liburn Aliut për rrugën Prizren – Tetovë
Dallavere, dyshime për korrupsion e dhjetëra shkelje ligjore dyshohet të kenë...
-
Gjobë 800 euro ndaj shoferit në Ferizaj, voziti në zonë urbane 127 klm/h
Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën “Driton Islami” ka ndaluar shoferin E.M...
-
Publikohet një foto e re: Rrustem Llapi ia bëri me dorë policisë menjëherë pas të shtënave fatale
“Pas të shtënave fatale, ai ia bëri me dorë në mënyrë rastësore policisë”. ...
-
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e Vetëvendosjes
Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, n...
-
Kurti tregon se pse u lanë të ikin terr*oristët e Banjskës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e medi...
-
Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. ...
-
Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë
Zëvendësmnistri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastr...
-
Dyshimet se abuzoi se*sualisht me familjaren, arrestohet ‘Valmir bossi’
‘Valmir bossi’ , i riu i njohur në rrjetin social 'Tik Tok' për videot e çudi...
-
Haxhiu thotë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka p...