Fokus

Nasim Haradinaj “sulmon” mediat që nuk i publikuan informatat sekrete të speciales

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 16 September 2020

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj për të dytën herë ka publikuar dosje që vijnë nga Task Forca Speciale e Hetimeve, personeli i së cilës prej vitit 2016 është në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Haradinaj përsëri ka thënë që një person i panjohur ua ka sjell këto dokumente, shkruan Gazeta Infokus.

E Haradinaj i ka sulmuar edhe mediat që nuk i kanë publikuar dokumentet e para.

-Advertisement-

I dyti i OVL-UÇK-së ka thënë që mediat kur vije puna tek veteranët e UÇK-së nuk hezitojnë të publikojnë edhe informata të ndjeshme por jo edhe për specialen.

“Në njëfarë mënyre e dekonspirunë edhe gazetarinë tanë pasi ishin të zëshëm për gjoja veteranët falls bile i qiten me emra e mbiemra por keni ra shumë në sprovë e nuk ja u majti shumë me livrit e po i bjen që më shumë po i respektojnë të huajt që na dëmtojnë e se tanët, e në fund të fundit ne mund të gabojmë por gabojmë nga mosdija”, ka thënë Haradinaj.

Bile Haradinaj ka thënë që mediat i kanë këto dokumente edhe para tyre, por që nuk guxojnë t’i publikojnë, shkruan Gazeta Infokus.

“Unë dyshoj që i keni edhe ju po spo i qitni, spo guxoni, nashta paragjykim është po garant ky e ka ditë që ne i qesim pasi ne si shoqatë jemi kundër kësaj organizate, jo kundër zbulimit të krimeve, po kundër një gjykate të njëanshme”, ka thënë Haradinaj.

E kur u pyet nga një gazetar se çka ndodhë nëse nga informatat që mund të publikohen ndodhë ndonjë vrasje e ndonjë dëshmitari, Haradinaj i ka thënë se këta nuk kanë asnjë informatë për këtë dhe se nuk po publikojnë informata të tilla që identifikojnë dëshmitarë.

E për këtë e ka sfiduar edhe gazetarin.

“Ne nuk po publikojmë, n’ta majt ty publikoj”, ka thënë Haradinaj.

Mijëra dokumente të dosjeve të para që iu kishin ardhur OVL-UÇK-së, kopje të tyre kishte edhe Gazeta Infokus.

Por Infokusi kishte qenë shumë e kujdesshme me to duke mos publikuar informata sekrete e të ndjeshme që mund të rrezikojnë dikë.

Këto dosje më pas nga Infokusi i kishin marrë dy hetues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera