Fokus

Zyra e Kryeministrit nuk ndalet, planifikon të jap edhe 200 mijë euro për organizim festash (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 12 March 2019

Zyra e Kryeministrit planifikon të jap edhe 200 mijë euro për njërin nga gjashtë kandidatët që  mund të hyjnë në garë për organizimin e ceremonive dhe festave.

Këto para janë paraparë të shfrytëzohen për skenë, marketing dhe shërbime të shtypjes për raste ceremoniale dhe festa që organizohen nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit.

Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të ri-ekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për procedurën e tenderit, thuhet ne dosjen e tenderit, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Afati i fundit për pranim të tenderëve është data 04 prill 2019 në ora 14:00, e njëjta ditë kur edhe mbahet takimi për hapjen e tenderëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera