Fokus

Zvarritja e buxhetit i la qytetaret pa barna

Autori: Doresa Geci 15:20 | 05 April 2019

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës vazhdon të përballet me mungesë të barnave.  Ndërkaq, qytetarët detyrohen ti blejnë edhe ato esenciale.

Kjo situatë në SHSKUK ka ardhur për shkak të  zvarritjes së procedurave për bartjen e buxhetit dhe nënshkrimit të kontratave me furnitorët.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën inFokus, zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu.

-Advertisement-

“Ka ende disa mungesa për të cilat barnatorja qendrore, në koordinim me farmacistët përgjegjës dhe sektorin e prokurimit kanë iniciuar procedurat dhe pritet që të bëhet furnizimi” ka thënë, Fazliu.

Mirëpo, problemet e mëdha më të cilat është përballur ky dikaster i shëndetësisë  duket se janë tejkaluar.

Të paktë kështu thotë Fazliu.

“Sa i përket furnizimit, për shkak të bartjes së buxhetit dhe kontratave në fillim ka pasur pak ngecje, por tani ka filluar furnizimi dhe përqindja e furnizimit me shumë artikuj po rritet dhe presim që të ketë përmirësime të dukshme, meqë ka buxhet dhe janë kryer shumë procedura dhe janë emëruar menaxherët e kontratave”,  ka thënë me tutje Fazliu./Gazeta inFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera