Fokus

Zemaj: Shkarkimi i Rikalos u bë për interesa partiake

Autori: Valon Rogova 11:20 | 02 February 2019

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo është liruar sot nga detyra me vendim të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Shkarkimi i ministritë Rikalo, ka ardh si rrjedhojë e kushtëzimit të Partisë Social Demokrate për miratimin e buxhetit të vitit 2019.

Deputetët e opozitës, shkarkimin nga detyra të ministritë Rikalo, e shohin si një veprim për interesa të ngushta partiake.

-Advertisement-

Fakt ky, që sipas tyre, nuk e bën qeverisjen Haradinaj serioze që është në shërbim të qytetarëve te vendit.

Siç shprehën ata, shkarkimi i Rikalos do të duhej të ndodhte më herët e jo tani.

Armend Zemaj, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për inFokus, u shpreh se shkarkimi i domosdoshëm ka qenë kur është kërkuar nga opozita.

” U desht të shkarkohet për arsye se nga Rikalo, janë malltretuar qytetarër kosovarë gjatë luftes si pasoj e dhunës së pushtetit të Millosheviçit. Por atëherë ishte mbyllje e syve dhe Rikallo ishte i pëlqyshem për PAN-in”, u shpreh Zemaj.

Sipas Zemajt, arsyet e tanishme për shkarkimin nga detyra të Rikalos, janë për interesa të ngushta partiake.

“Ndërkaq sot në kushtëzimet e interesit financiar është shkarkuar, që nënkupton logjikën e qartë të përmbushjes së vetëm ndonje interesi të klientelës së tyre e jo ruajtjen apo avancimin e interesave të qytetarëve të vendit”, tha Zemaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera