Zbulimi i madh për shërimin e kancerit, a gjendet ky ilaç në Kosovë?

Autori: Elvira Haxhiu
16:31 | 10 June 2022
Para disa ditësh mediat ndërkombëtare raportuan se një ilaç i quajtur ‘Dostarlimab’, po tregon rezultate pozitive në shërimin apo zhdukjen e tërësishme të kancerit kolorektal nga organizmi, apo siç njihet ndryshe si kanceri i zorrës së trashë, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo erdhi pas një eksperimenti klinik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 18 pacientë morën këtë medikament për rreth gjashtë muaj dhe në fund kjo metodë rezultoi të jetë e suksesshme.
Sipas New York Times ilaçi u jepej pacientëve çdo tre javë për gjashtë muaj dhe një dozë kushton hiq më pak se 11 mijë dollarë.
Ndërkaq, disa studiues që rishikuan ilaçin kanë thënë për New York Times se trajtimi duket premtues, por nevojitet një provë në shkallë më të gjerë për të parë nëse do të funksionojë për më shumë pacientë.
Por, a ekziston ilaçi Dostarlimab në listën e barnave për trajtim të kancerit në Kosovë?
Onkologu i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Bislimi për Gazetën Infokus ka konfirmuar se ky ilaç i cili është përdorur në eksperimentin në SHBA, nuk gjendet në listën e barnave për trajtim të kancerit në vendin tonë, për shkak të kostos së lartë.
Madje ai tha se është e vështire që të trajtohet ndonjë pacient në Kosovë me këtë ilaç duke qenë se kushton shumë shtrenjtë.
“Problemi në Kosovë është sepse janë ilaçe të shtrenjta, janë medikamente të shtrenjta. Këtë ilaç ne nuk e kemi në listë. Është vështirë të trajtohet dikush me këtë ilaç derisa nuk e kemi në listë për shkak të kostos së lartë”, ka thënë Bislimi.
Sipas onkologut kosovar ende nuk mund të thuhet se është gjetur kura për këtë lloj kanceri (kolorektal).
Por ilaçet të cilat në terminologjinë e onkologjisë njihen si “smart” ai i sheh si të ardhmen në këtë fushë të mjekësisë.
“E ardhmja e Onkologjisë gjithsesi se janë këto terapitë imunologjike, këto target terapitë, këto ilaçet ne i themi “smart” të cilat kursejnë organizmin”, ka thënë onkologu.
Tutje Bislimi ka njoftuar se medikamenti Dostarlimab më shumë përdoret për trajtimin e kancerit endometrial.
Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë ndonjë detaj nëse një ilaq i tillë mund të sigurohet dhe të sillet edhe në Kosovë, megjithatë ata kanë deklaruar se do të ishte fat për njerëzimin që provat klinike ta dëshmojnë suksesin e tij te trajtimi i kancerit të zorrës së trashë dhe rektumit.
“Do të ishte fat për njerëzimin që provat klinike ta dëshmojnë suksesin e tij te trajtimi i kancerit të zorrës së trashë dhe rektumit dhe të miratohet për përdorim te këto forma të kancerit”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Infokus.
Sipas raportimit të New York Times për eksperimentin, ilaçi u jepej pacientëve çdo tre javë për gjashtë muaj dhe një dozë kushton 11 mijë dollarë.
Ndërkaq, disa studiues që rishikuan ilaçin kanë thënë për New York Times se trajtimi duket premtues, por nevojitet një provë në shkallë më të gjerë për të parë nëse do të funksionojë për më shumë pacientë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Lajçak: E kam përgëzuar Kurtin për marrëveshjen Kosovë-Serbi për energjinë
Miroslav Lajçak, i dërguar special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-S...
-
Sulmi rus në një qendër tregtare të Ukrainës, kaq persona janë vrarë
13 persona janë vrarë prej sulmit rus në një qendër tregtare në Ukrainë. R...
-
Miliarderi ukrainas padit Rusinë për humbjet e shkaktuara nga lufta
Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka ngritur një padi kundër Rusi...
-
Dokumentari dhe vizita te ekspozita për fëmijët e zhdukur- a po përgatit Lajçak agjendën e dialogut?
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, bëhe...
-
Gropa masive në Ferizaj, pritet ndërtimi i një ndërtese shumëkatëshe
Një gropë masive është hapur në qytetin e Ferizajt, ku po bëhet përgatitja pë...
-
Rama thotë se toka “Sunny Hillit” nuk iu dha për 99 vjet, jep edhe hollësi tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thotë se festivalit “Sunny-Hill” nuk...
-
Borrell: Ballkani u lodh, BE të reformohet
Edhe pse e përshkroi zgjerimin si një nga instrumentet më të suksesshme të po...
-
Prodhuesi i “Bayraktar” ja dhuron tre drone Ukrainës
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Turqit e “Baykar” ua japin ukrainasve falas tre dronë “Bayraktar”
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Ky është 61-vjeçari i arrestuar në Pejë, dyshohet se kreu krime lufte në fshatin Ozdrim ku u vranë 9 civilë dhe u zhdukën 5 të tjerë
Prokuroria Speciale sot njoftoi për arrestimin e një shtetasi malazes nga fsh...
-
Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici
Një ngjarje mjaft e hidhur ka ndodhur në Pejë, ku një 12-vjeçare dyshohet se ...
-
Blinken: Bota u tmerrua nga sulmi rus mbi qendrën tregtare
Sulmi me raketa ruse në një qendër tregtare në Ukrainë sot është i fundit në ...