Fokus

Vendimi i Albin Kurtit për policat e sigurimit i kushton buxhetit të shtetit 7 deri në 9 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 23 June 2021

Miliona euro pritet ti kushtoj buxhetit të shtetit një vendim i qeverisë së Kosovës.

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti mori vendim që nga 1 korriku deri në fund të vitit 2021 të marr përsipër pagesën e policave të sigurimit për mërgimtarët.

Kështu buxheti i shtetit do derdh në llogari të kompanive të sigurimeve nga 7 deri në 9 milionë në emër të pagesës së policave të sigurimit për automjetet e bashkatdhetarëve.

-Advertisement-

Ky vendim i kreut të ekzekutivit është përcjellë me kritika të shumta nga opozita dhe shoqëria civile duke akuzuar kryeministrin Kurtin së po shpenzon paratë e taksapaguesve kosovarë për ta realizuar premtimin e tij dhënë bashkatdhetarëve në emër të votave të kërkuara në zgjedhjet e fundit ku Vetëvendosje fitoj mbi 50 % të tyre.

Gazeta Infokus ka siguruar informata nga Byroja Kosovare e Sigurimeve për vlerën e pagesave vjetore të bashkatdhetarëve për policat e sigurimeve.

Deri në kohën e pandemisë ku lëvizja e bashkudhëtareve ka qenë e kufizuar kjo shifër është sjellë nga 7 deri në 9 milionë euro, ka thënë për Gazetën Infokus, Sami Mazreku.

“Një vit normal shkon nga 7 deri në 9 milionë euro, vitin e kaluar ka ra në 4.3 për arsye pandemike”, ka thënë Mazreku.

Që nga janari deri në muajin qershor të këtij viti mërgimtarët kanë paguar përafërsisht 1.7 milionë euro policë të sigurimeve.

Ndër të tjera Drejtori i Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazreku ka thënë se çmimi i një veture që hynë në Kosovë vetëm për një javë kushton 15 euro, ndërsa për një muaj kushton 20 euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera