VËMENDJE: Rritja e aksidenteve/ Eksperti i komunikacionit tregon shkaktarët kryesor

Autori: Samire Jaha
17:05 | 20 July 2022
Edhe pse aksidentet me fatalitet krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar kanë shënuar rënie prej 10%, aksidentet në përgjithësi kanë shënuar rritje prej 1.17%.
Përderisa në 6 mujorin e parë të vitit të kaluar në 47 aksidente me fatalitet, kanë humbur jetën 56 pjesëmarrës në trafik, në 6 mujorin e parë të këtij viti nga 44 aksidente me fatalitet, kanë gjetur vdekjen 50 qytetarë, shkruan Gazeta Infokus.
Eksperti i komunikacionit rrugor, Nol Dedaj, pos tjerash si shkaktar kryesor në aksidente liston edhe gjendjen e mjerueshme të rrugëve në vend.
“Gjendja e rrugëve është e mjerueshme duke marrë parasysh vjetërsinë e tyre, ku koeficienti i vrazhdësisë nuk është adekuat me shpejtësinë e kufizuar, prandaj shpeshherë ndodh që drejtuesi i automjetit vihet në lajthitje dhe vjen deri te aksidenti”, ka deklaruar Dedaj për Infokus.
Po ashtu një tjetër shkaktar të aksidenteve Dedaj liston edhe sinjalistikën e rrugëve, e që sipas tij mungesa e sinjalistikës së rrugëve është në masën 40%.
“Gjendja e sinjalizimit vertikal dhe horizontal në rrugët nacionale dhe regjionale është në gjendje të mjerueshme, 40% mungon sinjalizimi, pastaj mungesa e sinkronizimit të sinjalizimit horizontal dhe vertikal si dhe sinjalizimi që nuk i plotëson standardet e sigurisë rrugore. Drejtuesit e automjeteve në Kosovë janë lënë nën mëshirën e fatit, sa i përket sigurisë rrugore”, ka thënë ai.
Eksperti i komunikacionit po ashtu si njëri ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve ka thënë të jetë faktori njeri.
“Shkaktari kryesor i aksidenteve është shpejtësia që vjen si pasojë e faktorit njeri”, ka shtuar Dedaj për Infokus.
Ndryshe Gazeta Infokus, ditë më parë ka raportuar për numrin e aksidenteve që kanë ndodhur vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti.
LEXO EDHE: Alarmante: 50 qytetarë të vdekur në aksidente në Kosovë për vetëm 6 muaj
Policia e Kosovës për të arritur edhe më shumë siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka lancuar e platformën digjitale “LAJMËRO POLICINË”, me të cilën u jep mundësi qytetarëve që të raportojnë rastet e kundravjatjeve në trafik.
Ndryshe Policia e Kosovës, ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur siguri më të madhe në trafikun rrugor./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Akuzat se s’ka investime, kështu thotë VV-ja se i shpërndau paratë Qeveria Kurti
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të propagandojë për punët e Qeverisë. Në një ...
-
Shpallet i pafajshëm zyrtari i Komunës së Prishtinës, i akuzuar për manipulim me leje ndërtimore
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues për arkitektin e...
-
Numër i madh i vizitorëve në hotelet e Kosovës, këto janë statistikat
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në K...
-
Dy të vdekur dhe afro 1 mijë raste të reja me Covid-19 brenda një dite në Kosovë
Ministria Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 952 ra...
-
Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Nuk po e rishikoni buxhetin – po e dëmtoni ekonominë
Ish-ministëri i Financave, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kur...
-
Hyn në fuqi sot plani i BE-së për emergjencën e gazit
Plani i emergjencës së Bashkimit Evropian për t’i paraprirë ndërprerjes së mu...
-
MPB jep detaje për regjistrimin e automjeteve nga “PM”, “KM”, “PZ”, në RKS që do të bëhet brenda muajit shtator
Që nga vendimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Pun...
-
Ibrahimi-Kurtit: Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik
Analisti politik Ilir Ibrahimi, së fundmi ka komentuar deklarimet e kryeminis...
-
Ekskluzive: Flet Aida Birinxhiku, 23 vjeçarja nga Kosova që po shkëlqen në fushatën e partisë Socialdemokrate në garë për deputete në parlamentin Suedez
Aida Birinxhiku është vetëm 23 vjeçare, por ka arritur të bëhet një emër i nj...
-
Kievi thotë se rusët po tentojnë t’ia zhvendosin forcat nga Donbasi
Ofensiva ruse është duke vazhduar drejt qyteteve Bakmut dhe Avdjivka në rajon...
-
Një fëmijë infektohet me linë e majmunëve në Gjermani
Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me...
-
Trump: Agjentët e FBI-së më bastisën shtëpinë në Florida
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se agjentë të Byrosë Federale...