Alarmante: 50 qytetarë të vdekur në aksidente në Kosovë për vetëm 6 muaj

Autori: Samire Jaha
15:56 | 11 July 2022
Numri i aksidenteve në Kosovë shënon rritje sidomos gjatë muajve të verës kur edhe numri i qytetarëve në vend rritet për shkak të ardhjes së diasporës në pushime, shkruan Gazeta Infokus.
E për vetëm 6 muajt e parë të vitit 2022 në Kosovë pati 44 aksidente me fatalitet ku humbën jetën 50 qytetarë.
Gazeta Infokus ka siguruar të dhëna nga Policia e Kosovës për numrin e aksidenteve dhe për shkaqet më të shpeshta të këtyre aksidenteve.
Nga Policia kanë bërë të ditur për Infokus se këto janë shkaqet më të shpeshta të aksidenteve në vend:
· Mos mbajtja e distancës 18.9%
· Mos përshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës/klimatike 16.3%
· Manipulimi i pasigurt me automjet (pakujdesia) 16%
· Kyçje e pasigurt në rrugë 7.5%
· Mos respektimi i përparësisë së kalimit 7.5%
Po ashtu nga policia për Infokus kanë treguar edhe dallimin me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar ku pati më shumë të vdekur nga aksidentet.
Kështu sipas të dhënave në 6 mujorin e parë të vitit 2021 pati 47 aksidente fatale, ku prej tyre 56 persona kishin humbur jetën.
Në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar është bërë e ditur se kanë ndodhur gjithsej 9 mijë e 244 aksidente ku prej tyre 3 mijë 403 aksidente kanë qenë me lëndime ndërsa 5 mijë 794 vetëm me dëme materiale.
Ndërsa, në krahasim me këtë vit, në po të njëjtën periudhë janar-qershor, 2022 kanë ndodhur gjithsej 9 mijë 352 aksidente ku prej tyre 3 mijë 518 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 5 mijë 790 aksidente kanë ndodhur me dëme materiale.
Kurse në të njëjtën periudhë kohore, vitin e kaluar janë shqiptuar 218,832 tiketa, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar këtë vit janë shqiptuar më shumë gjoba për 6 muajt e parë të vitit, duke arritur numrin në 321,594 gjoba.
E kjo pavarësisht se Policia e Kosovës po punon për vetëdijesimin e qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në trafik.
“Policia e Kosovës çdo vit angazhohet me masa shtesë, ku në kuadër të këtyre masave në implementim është edhe Urdhri Operativ Sezona Verore 2022. Policia e Kosovës vazhdimisht bënë apele dhe kampanja vetëdijesuese ,të cilat përcillen përmes rrjeteve sociale të Policisë së Kosovës ku si kampanje e fundit ka qenë “Ardhja e bashkatdhetarëve” . Bazuar në gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor Policia e Kosovës vlerëson se ka resurse te mjaftueshme për të ofruar siguri në trafikun rrugor për të gjithë pjesëmarrësit”, thuhet në përgjigjen e PK për Infokus.
Ndryshe nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se kanë realizuar edhe fushatën sensibilizuese me qëllim të ngritjes së sigurisë në bashkësi “ Të kujdesemi për sigurinë”, ku kanë shpërndarë fletushka për udhëtarët në pikat kufitare e ku shumica janë ata të diasporës.
Ndërkaq disa nga kampanjat sensibilizuese që Policia e Kosovës ka realizuar këtë vit janë, fushatë- vetëdijesimi i mospërdorimit te telefonit në trafikun rrugor në Mitrovicë; aktivitete vetëdijësuese ‘Sezoni veror 2022’ në Gjilan; Policia me fushatë vetëdijësuese për qytetarët po ashtu në Gjilan, etj.
E gjithashtu Policia e Kosovës për të arritur edhe më shumë siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka mundësuar lansimin e platformës digjitale “LAJMËRO POLICINË”, ku u ofron qytetarëve që të raportojnë raste të ndryshme që janë kundër ligjit.
Ndryshe, përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.
“Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, parasheh aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik. Andaj, përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik. Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë për Infokus.
Të tjera
-
Osmani e Kurti sot bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin ...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...
-
Parashikimi i Gashit nëse Kosova shkon në zgjedhje: Ju garantoj, rezultati s’do të jetë më 50.2%, por shumë më lartë
Aktivisti, Shkëlzen Gashi, është shprehur i bindur se kryeministri, Albin kur...
-
Këshilltari i Konjufcës: Asociacioni, faza e parafundit e ndarjes së Kosovës
Donik Sallova profesori i Shkencave Politike, njëheresh këshilltar i Jashtëm ...
-
Gashi në emision: Mund të bëheni bashkë dhe të më rrihni, por s’mund të më detyroni të pranoj diçka të papranueshme
Aktivisti Shkëlzen Gashi gjatë emisionit Pressing të T7, ka thënë se themelim...
-
Imami Labinot Maliqi pritet në takim nga kryetari i Prishtinës
Imami Labinot Maliqi, ka njoftuar se sot është pritur në takim nga kryetari i...
-
Diplomati shqiptar: Vihet re një ngërç në marrëdhëniet Kosovë – ShBA
Diplomati nga Shqipëria Arben Çejku ka thënë se është e dukshme se marrëdhëni...