Fokus

Veç Ibër Lepencin, LDK kap edhe Hidroregjionin Jugor, aktivisten e partisë e bën kryesuese të bordit

Autori: Halil Berisha 17:48 | 03 August 2020

Qeveria Hoti gjatë kësaj të hëne ka shkarkuar bordet e katër ndërmarrjeve publike, të cilat ishin emëruar nga Qeveira e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti.

Për këtë vendim dhe emërtimet e reja në këto borde, ka raportuar ekskluzivisht gazeta Infokus.

E në bordet e reja, Qeveria Hoti është kujdesur që me poste t’i shpërblej aktivistët e partisë.

-Advertisement-

Veç Ibër Lepencit ku drejtoreshë e ka bërë aktivisten Afërdita Llumnica, edhe një aktiviste tjetër është emëruar në një post edhe më të rëndësishëm.

Zambeze Guraziu është emëruar në postin e Kryesueses së Bordit të KRU Hidroregjionit Jugor në Prizren, shkruan gazeta Infokus.

Gazeta Infokus ka siguruar edhe fotografi të Guraziut, e cila është anëtare e Forumit të Gruas së LDK-së, me deputet të kësaj partie.

Kujtojmë që disa herë edhe nga ambasadorët e Kuintit është bërë thirrje për mospolitizim të ndërmarrjeve./Gazeta Infokus/

Lexo edhe

LDK kap Ibër Lepencin, e shpërblen aktivisten e partisë me postin e drejtores në bord

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera