Fokus

Valdete Daka tregon raste kur është kërcënuar me jetë

Autori: Doresa Geci 21:56 | 04 December 2020

Gruaja e cila është figura kryesore e çdo procesi zgjedhor në Kosovë, këtë të premtë në emisionin Gratë n’Fokus me Doresa Gecin rrëfeu shumëçka për punën dhe jetën e saj.

Daka e cila po ashtu është edhe gjyeqëtare në Gjykatën Supreme tregoi për sfidat në këtë profesion.

Ajo tha se ndarja e drejtësisë me rast nuk ishte e lehtë për të. Sidomos në kohërat e pasluftës në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Ajo thotë se ka pasur raste kur edhe është kërcënuar me jetë.

“Po ka pasur një rast kur unë jam kërcënuar edhe me jetë, them që pas luftës ka pasur raste që nuk kanë qenë të zakonshme, kemi pasur grabitje me armë sigurse në filma, kemi pasur një farë llojë anarkie dhe janë paraqit njerëz të cilët janë dal jashtë sistemit komplet, dhe pasi janë nxënë nga institucionet tona ka pasur edhe kërcënime”, shprehet ajo.

E mes punës si kryetare e KQZ-së dhe gjyqëtare ajo thotë se puna në gjykatë e bënë të ndjehet më komode.

Më poshtë mund ta shikoni të plotë intervistën./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera