Fokus

U akuzua se fshehu pasurinë, largohet pasuria e Vjosa Osmanit nga Agjencia Kundër Korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 10 August 2020

Pasuria e politikanëve e zyrtarëve shtetëror, ashtu sikur që e deklarojnë, çdo vit publikohet në Agjencinë Kundër Kurrupsionit.

Kështu ndodhi edhe këtë vit, mirëpo tash është larguar deklarimi i pasurisë që e ka bërë kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, shkruan gazeta Infokus.

Pasuria e saj nuk mund të gjendet më në faqen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

-Advertisement-

Arsyeja për këtë nuk dihet, shkruan gazeta Infokus.

Megjithatë, pasuria e saj u bë temë diskutimi ditëve të fundit.

Një nga arsyet për këtë ishte se u akuzua që ka fshehur paratë në bankë, për të cilat, bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, kishte deklaruar se Osmani kishte 42 mijë e 348 euro në Raiffeisen Bankë.

Ndërsa vet Osmani kishte deklaruar dy xhirollogari me nga 6226 përkatësisht 6175 euro, shkruan gazeta Infokus.

Pas publikimit të këtyre mos-përputhjeve, kishte reaguar vet Prindoni, duke e quajtur shpifje këtë punë dhe se atij i ishte përvjedhur një gabim teknik.

“Sot jam njoftuar se disa portale të prirura ta dëmtojnë reputacionin e bashkëshortes time dhe timin paskan dezinformuar opinionin publik. Nuk është aspak e vërtetë se kemi fshehur ose nuk kemi deklaruar të hyrat tona.

Një lëshim teknik në formularin tim të deklarimit të pasurisë të këtij viti, më saktësisht një kolonë e formularit të deklarimit të pasurisë të vitit të kaluar 2019 është përvjedhur në vitin 2020 (më poshtë shihet gabimin teknik i bartur nga viti 2019 në vitin 2020).

Pra, shuma e saktë është ajo e deklaruar nga bashkëshortja ime, pa fshehur asnjë cent (dhe me dëshmi konkrete në institucionet përgjegjëse), ndërsa gabimi i lëshuar në formularin tim do të përmirësohet qysh nesër nga AKK, meqë jemi ende brenda afatit për përmirësime.

Natyrisht që as unë e as bashkëshortja nuk jemi kontaktuar fare nga të ashtëquajturit gazetarë të cilët lehtësisht kanë vërejtur gabimin teknik dhe kanë mundur ta sqarojnë me ne, por kanë zgjedhur të plasojnë lajme me tituj bombastik”, ka shkruar Prindon Sadriu./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera