Fokus

Turpi i Akademisë: Heroi i Republikës mbeti jashtë Enciklopedisë së Kosovës

Autori: Mirlinda Bajraktari 12:23 | 23 October 2018

U shkruan dy vëllime me 1,818 faqe.

U quajt edhe projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Por vepra e parë enciklopedike e botuar në Kosovë, Fjalori Enciklopedik i Kosovës, po del se ka shumë të meta, shkruan Gazeta Infokus.

Jashtë saj mbetën shumë personalitete me nam të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Njëri ndër ta është edhe Enver Zymberi, Heroi i Shtetit të Kosovës.

Enver Zymberit iu dha Urdhri Heroi i Kosovës, dy dit pas vrasjes së tij, më 27.07.2011 nga Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, shkruan Gazeta Infokus.


Por polici i Kosovës që u vra në veri të vendit duke mbrojtur sovranitetin e shtetit, pas pavarësimit të vendit, nuk zuri vend në Enciklopedinë e ASHAK-ut.

Aty u futën mbi 6 mijë figura të ndryshme por jo Heroi Zymberi.

Ndryshe Enver Zumberi u vra me 25 korrik 2011 në pjesën veriore të Kosovës gjatë operacionit të Policisë në përpjekje për kthimin e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31.

Enver Zymberi ishte oficer i forcave të ndërhyrjes speciale të Kosovës.

Ai lindi në vitin 1979 në fshatin Dubovc, Komuna e Vushtrrisë. Ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. / Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera