Fokus

Tri vendimet e Lumir Abdixhikut që do të mbahen mend

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 26 March 2020

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku do të kujtohet për vendimin që mori për të anuluar vendimi për ndërtimin e një lagje në afërsi të Badovcit.

Ai pati thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit, shkruan gazeta inFokus.

“Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë”.

-Advertisement-

Përveç kësaj Abdixhiku për 50 ditë në Qeverinë e Kosovës, ka anuluar edhe tenderin 110 milionësh të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar për autostradën e Anamoravës, shkruan gazeta inFokus.

Me kërkesë të Abdixhikut kishte a shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj për zgjatjen e afatit të përfundimit të Kontratës për ndërtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Abdixhiku ka thënë se në kontratën me Betchtel Enkan është bërë fjalë për punë të reja që nuk ishin paraparë në fillim. Sipas tij kjo kompani kërkon nga MIT 1.18 milionë euro në muaj dhe se nuk ka marrëveshje të nënshkruar në mes të MIT dhe Bechtel Enka-s./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera