Fokus

Tregimi emocionues i lojëve të para për Kosovën i Samir Ujkanit dhe ndeshjes me Shqipërinë

Autori: Halil Berisha 19:34 | 12 October 2019

Samir Ujkani, portier i Kosovës e kapiten i komëbtarës, pasi refuzoi Belgjikën për Shqipërinë, vendosi që të luaj për Kosovën.

Por, të jesh pjesë e një ekipi që sapo është krijuar është shumë e vështirë.

Ujkani në një intervistë për emisionin n’Konak me Kosovë Gjocin, prodhim i gazetës inFokus, tregon se si kur filloi të luaj për Kosovën, që tani po befason botën e futbollit, nuk njiheshin lojtarët as ndërmje vete.

-Advertisement-

Por, pavarësisht kësaj, Ujkani thotë se dashuria për vendin e ekipin i bëri këta sikur të jenë vëllezër, shkruan gazeta inFokus.

“Kur kemi ardhë ditën e parë u kanë shumë e çuditshme sepse nuk e njihnim njëri tjetrin, 2 ose 3, edhe u kanë shumë me rëndësi se u lidhëm si vëllezër, ishim 15 16 vet një dhomë që folshim e kallxojshim histori tona, e kur luajtëm nuk ja dinim hala emrat njëri tjetrit si me thirre edhe e pyetshim qysh e ka emrin edhe njëherë, nuk janë kanë kohëra të lehta por të mira e të lezetshme”

E moment i veçant për Ujkanin ishte loja kundër kombëtarës për të cilën luajti dikur.

Ani se miqësore, për Ujkanin, ndeshja me Shqipërinë, ishte shumë më shumë se kaq, shkruan gazeta inFokus.

“U kanë një moment shumë special për mu se Shqipëria u kualifikua e e bonëm ndeshjen me ja urua Shqipërisë e me pru atë ekip para publikut tonë por u kanë aq emocionuese se pas 2 minutash kur e kishim topin krejt publiku u çu në këmbë e thoshim a e kem bo këtë ndeshje për ata a për neve, u kanë një kënaqësi shumë e madhe”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera