Fokus

Teuta Haxhiu, i përgjigjet Arbërie Nagavcit, pas padisë për shpifje

Autori: Valon Rogova 22:20 | 22 January 2019

Sot, nëpërmjet një deklarate në Facebook, deputetja nga Vetëvendosje Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se, ka ushtruar padi për shpifje ndaj deputetës Teuta Haxhiu, nga AAK.

Gazeta inFokus, ka kontaktuar deputetën Teuta Haxhiu, e cila u shpreh se për çdo gjë që deputetja Nagavci aludon se janë shpifje, i qëndroj mrapa me krenari.

“Unë krejt atë çka e kam thanë në kuvend prej gushtit, vazhdimisht, kam ngrit çështjen e pagesës së mësimdhënësve për një trajnim, prej 250 euro’sh”, tha Haxhiu.

-Advertisement-

Haxhiu, për inFokus, shtoi se ka hasë në një organizatë që ka qëlluar të jetë motra e Arbërie Nagavcit, respektivisht Krenare Lleshi. Por megjithatë – sipas Haxhiut – kjo nuk ka qenë shkaku për të cilën ka ngre zërin në Parlament dhe në Komisionin Parlamentar.

“Mu asnjëherë s’më ka interesu se kush është Krenare Lleshi, por mua më ka interesu organizata Dritë, e cila merret me trajnimin. Unë e kam ngrit vazhdimisht në komision dhe në Parlament. Për gjithë ato çfarë kam deklaruar gjatë kësaj kohe, i rri fuqishëm mrapa. Fatmirësisht deklaratat e mija në Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë dal të sakta. Kjo më shtyn që të i rrijë mrapa fjalëve t’mija”, tha Haxhiu.

Haxhiu, shtoi se Ministria e Arsimit ka buxhet që të siguroj trajnimin e mësimdhënësve falas, e jo me pagesë.
“Çdo gjë që kam thënë e kam dokumentu në secilën prej seancave parlamentare, madje me shkresa që m’i kanë dërgu mësimdhënësit të cilët kanë pagu për trajnim, e që janë shfrytëzu prej këtyre organizatave”, shtoi Haxhiu.

“Një vendim i nxjerrë nga Ministria e Arsimit i është dërguar të gjitha drejtorive të shkollave në të gjitha Komunat e Kosovës, e që i obligon Drejtoritë Komunale me i njoftu mësimdhënësit që mos me u trajnu më me pagesë”, theksoi ajo.

Haxhiu, aludoi se kjo është një e arritur e saj dhe sic tha ajo, nëse dikush i konsideron këto shpifje, fton organet e drejtësisë të merren me këtë çështje.

“Vetëvendosja në këtë rast me tentu me thane dicka, me e tërhek vëmendjen do t’vijë në përfundimin që sulmi më i mirë është mbrojtja. Mu më vjen mirë që kam arritë që Ministria e Arsimit më në fund, mbas shumë vitesh, se i kam publiku në kuvend cdo gjë rreth trajnimit me kriju një mundësi për trajnim pa para”, tha ajo.

Haxhiu, për inFokus, përmendi edhe një fakt tjetër.

“Shkollat janë shfrytëzu nga kjo organizatë e që ka qëllu të jetë motra e Arbërie Nagvcit dhe e keqja është shkolla nuk e ka përfitu asgjë përvecse janë trajnu mësimdhënësit me pagesë. Nëse dikujt i takon me fol për korrupsion, ma s’pakti, i takon me fol kolegëve të mi, të Vetëvendosjes”, përfundoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera