Fokus

“Të voglat” Rita Ora e Dua Lipa (Foto)

Autori: Xhejlane Kaçiu 16:46 | 11 January 2019

Të hareshme e plot energji.

Këto janë tiparet e dy këngëtareve që po bëjnë nam në industrinë e muzikës në botë.

Të tilla Rita Ora e Dua Lipa ishin edhe në fëmijëri.

-Advertisement-

Në disa fotografi, ato shihen se nuk ishin të ngjashme me bashkëmoshatarët e tyre.

Rita ka lindur në Prishtinë në vitin 1990. Ajo bashkë me familjen ka migruar në Britani të Madhe në vitin 1991, ku jeton edhe tani.

Ndërsa Dua ka lindur në vitin 1995 në Londër. Bashkë me familje edhe kjo jeton po në Britani të Madhe.

Rita është vajza e dytë e familjes Sahatçiu (Ora), familje kjo e përbërë prej Besnikut (babai), Verës (nëna), Elenës (motra) dhe Donit (vëllai).

Dua është vajza e madhe e Dukagjin dhe Anesa Lipës, të cilët kanë edhe dy fëmijë më të vegjël, Rinën dhe Gjinin.

Familja e Rita Orës është familje tipike shqiptare edhe pse tash e sa vite jetojnë në Britani të Madhe. Ata janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kështu duket se kanë qenë që nga fëmijëria e Ritës, shkruan gazeta inFokus.

E Dua Lipa ishte e rrethuar me njerëz të artit e muzikës.

Kjo është rritur duke dëgjuar këngët e babit Dukagjinit, i cili ishte lokalisti i grupit “Oda”.

Tani edhe Rita edhe Dua janë dy nga këngëtaret më të famshme në mbarë botën.


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera